Deputeti Guri ankohet për pushimin e hetimeve ndaj Pecit e Pacollit: Do t’i publikoj dëshmitë tronditëse

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka njoftuar se ka dorëzuar ankesë kundër vendimit të Prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj Faton Pecit dhe Fitore Pacollit, lidhur me ndarjen e granteve nga Ministria e Bujqësisë, shkruan Insajderi.

Sponsor 3M Express

Guri ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vijim do të publikojë edhe dëshmitë e dhëna para Prokurorisë nga punonjësit e kësaj ministrie, të cilat i ka cilësuar si “tronditëse”.

Sipas deputetit të LDK-së, këto dëshmi e bëjnë të pakuptueshëm vendimin për pushimin e hetimeve.

Përveç ankesës, Guri ka njoftuar se ka dorëzuar edhe padi për shpifje kundër Faton Pecit, për shkak të akuzave publike që, sipas tij, janë të pavërteta.

Në një reagim në Facebook, Guri ka deklaruar se nuk do të ndalet nga sulmet dhe presioni, duke theksuar se do të vazhdojë të kërkojë llogari për paranë publike.

“As shpifjet, as sulmet, as presioni nuk më ndalin!”, ka shkruar ai.

Guri ka kërkuar që kushdo që ka prova t’i paraqesë ato para drejtësisë, ndërsa ka theksuar se personat që shpifin duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Unë nuk hesht. Nuk tërhiqem. Nuk zmbrapsem. Paraja publike nuk është pronë private e askujt. E vërteta nuk mbulohet me shpifje”, ka shkruar deputeti.

Ai ka shkruar se çështja nuk përfundon me këto veprime.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Gjermania synon përgjysmimin e lejeve të punës për Ballkanin Perëndimor

Gjermania synon përgjysmimin e lejeve të punës për Ballkanin Perëndimor

Trump me plan të ri për t’i dhënë fund ndihmës amerikane për Izraelin

Trump me plan të ri për t’i dhënë fund ndihmës amerikane për Izraelin

Katari sheh shpresë për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa ndërmjetësit shkëmbejnë propozime

Katari sheh shpresë për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa ndërmjetësit shkëmbejnë propozime