Deputeti gjerman Knut Abraham ka reaguar lidhur me protestat në Tiranë, duke shprehur shqetësim për zhvillimet dhe duke theksuar kërkesat e qytetarëve për luftimin e korrupsionit dhe lidhjeve mes politikës dhe krimit të organizuar.

Në një reagim publik, Abraham tha se i ka ndjekur protestat me shqetësim të madh, duke nënvizuar se qytetarët po kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës.
Sipas tij, këto kërkesa pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është zotuar t’i respektojë.
“Kam ndjekur protestat në Tiranë me shqetësim të madh. Qytetarët kërkojnë fundin e korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës. Këto kërkesa pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është zotuar t’i respektojë”, deklaroi Abraham.
Ndryshe, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka kryer një seri takimesh në zyrën e tij gjatë ditëve të fundit.
Begaj ka pritur në Presidencë, në takime kokë më kokë, disa ambasadorë të huaj në vend.
Ai është takuar me ambasadorin e SHBA-së, Eric Wendt, po ashtu me ambasadoren e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, si dhe me ambasadorin e Gjermanisë, Karl Bergner.
Ndërkohë ai është takuar edhe me dy ish-presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi./Telegrafi.




