Demokratët do të fillojnë hetimet ndaj Muskut nëse fitojnë zgjedhjet e nëntorit

Demokratët do të fillojnë hetimet ndaj Muskut nëse fitojnë zgjedhjet e nëntorit

Demokratët do të fillojnë hetimet ndaj Muskut nëse fitojnë zgjedhjet e nëntorit

Demokratët në Shtetet e Bashkuara po përgatiten të nisin hetime ndaj miliarderit Elon Musk nëse fitojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesmandatit, që do të mbahen në nëntor.

Sponsor 3M Express

Hetimet e mundshme do të përfshinin disa çështje që lidhen me aktivitetet e Muskut në administratën amerikane, përfshirë drejtimin e Departamentit për Efikasitetin Qeveritar (DOGE), shkurtimet e vendeve të punës në institucionet federale dhe pretendimet për shkelje të sigurisë së të dhënave.

Gjithashtu, demokratët pritet të shqyrtojnë kontratat qeveritare të kompanive të lidhura me Muskun, si dhe rolin e shërbimit satelitor Starlink në Ukrainë, shkruan politico.

Musk, një nga personat më të pasur në botë, ka dhuruar më shumë se 276 milionë dollarë për republikanët, duke u bërë një nga mbështetësit financiarë më të rëndësishëm të tyre në zgjedhjet e mesmandatit.

Rezultati i zgjedhjeve të nëntorit mund të përcaktojë nëse demokratët do të kenë mundësinë të ushtrojnë mbikëqyrje parlamentare ndaj aktiviteteve të Muskut dhe marrëdhënieve të kompanive të tij me qeverinë amerikane.

Ndryshe, zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara janë planifikuar të mbahen më 3 nëntor 2026. /Telegrafi/

Lexo edhe

Të paktën 153 të vrarë nga sulmi me dron në Sudan, flakët përfshijnë tregun

Të paktën 153 të vrarë nga sulmi me dron në Sudan, flakët përfshijnë tregun

Rama: Le t’ua vëmë Lojërave Mesdhetare emrin “Albin Kurti 2030”, vetëm të mos i humbim

Rama: Le t’ua vëmë Lojërave Mesdhetare emrin “Albin Kurti 2030”, vetëm të mos i humbim

Britania thirrje Serbisë t’i dorëzojë përgjegjësit për Banjskën, përfshirë Radoiçiqin

Britania thirrje Serbisë t’i dorëzojë përgjegjësit për Banjskën, përfshirë Radoiçiqin