Deliu kërkon monitorim të pavarur të Speciales: Shqetësimet për të drejtat e ish-krerëve të UÇK-së kërkojnë përgjigje

Deliu kërkon monitorim të pavarur të Speciales: Shqetësimet për të drejtat e ish-krerëve të UÇK-së kërkojnë përgjigje

Deliu kërkon monitorim të pavarur të Speciales: Shqetësimet për të drejtat e ish-krerëve të UÇK-së kërkojnë përgjigje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar në seancën e Kuvendit të Kosovës mbështetjen e një mekanizmi profesional dhe të pavarur për monitorimin e procedurave pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Duke iu referuar raportit të Avokatit të Popullit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Deliu-Kodra tha se shqetësimet e ngritura lidhur me të drejtat e ish-krerëve të UÇK-së duhet të trajtohen seriozisht nga institucionet e vendit.

“Kur institucioni kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ngre shqetësime të kësaj peshe, Kuvendi ka detyrim t’i shqyrtojë ato dhe të kërkojë veprim nga institucionet përgjegjëse”, deklaroi ajo.

Sipas deputetes së PDK-së, raporti ngre shqetësime për transparencën, llogaridhënien, barazinë e palëve dhe garancitë për një gjykim të drejtë e të paanshëm. Ajo e cilësoi veçanërisht shqetësues vlerësimin se mandati i Dhomave të Specializuara ka devijuar nga qëllimi fillestar.

Deliu-Kodra ngriti edhe çështjen e mbikëqyrjes demokratike, duke theksuar se institucionet e Kosovës nuk kanë pasur mundësi reale për të ushtruar mbikëqyrje dhe për të kërkuar llogaridhënie për funksionimin e këtij institucioni.

Ajo përmendi gjithashtu shqetësimet për respektimin e jetës private dhe familjare gjatë vizitave në paraburgim, kohën në dispozicion të mbrojtjes dhe barazinë e palëve në proceset gjyqësore.

Deputetja kërkoi që të sqarohet nëse mbrojtjes i është ofruar qasje e plotë në informacionet lidhur me origjinën dhe besueshmërinë e materialeve të përdorura në procedura, veçanërisht atyre që vijnë nga Serbia.

“Për PDK-në, drejtësia për krerët e UÇK-së mbetet një përgjegjësi e përhershme. Kjo përgjegjësi kërkon punë të organizuar, argumente profesionale dhe angazhim shtetëror të vazhdueshëm”, tha Deliu-Kodra.

Ajo theksoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë të drejtë në respektimin e plotë të garancive procedurale, ndërsa kërkoi që institucionet e Kosovës ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet dhe vendosmëri.

Në emër të PDK-së, Deliu-Kodra kërkoi që shqetësimet e paraqitura t’u adresohen zyrtarisht Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë, me kërkesë për një vlerësim të pavarur dhe respektim të standardeve të të drejtave të njeriut.

“Parimi i parë dhe themelor i ndërtimit të demokracisë në një vend është llogaridhënia”, u shpreh ajo, duke shtuar se edhe Dhomat e Specializuara duhet t’i respektojnë parimet demokratike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food