Kosova vazhdon të ketë varësi të lartë nga importi i produkteve të huaja, pavarësisht potencialit për rritjen e prodhimit vendor.

Vetëm gjatë muajit tetor, vendi importoi produkte në vlerë prej 699 milionë eurosh, apo 12 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Derivatet, produktet ushqimore dhe mjetet e transportit përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të importeve.
Ndërkohë, ekspertët vlerësojnë se një pjesë e këtyre produkteve mund të zëvendësohet me prodhim vendor, nëse krijohen politika më të përshtatshme dhe ofrohet mbështetje për bizneset vendore, derisa rekomandohen edhe masa për rritjen e prodhimit.
Ndiqeni kronikën në vazhdim për më shumë detaje:





