Deco takohet me agjentin e yllit të Barcelonës, klubi hap derën për shitjen e tij

Deco takohet me agjentin e yllit të Barcelonës, klubi hap derën për shitjen e tij

Deco takohet me agjentin e yllit të Barcelonës, klubi hap derën për shitjen e tij

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zhvilluar një takim joformal me përfaqësuesin e Jules Koundes, Jonathan Kebe, teksa klubi katalunas po vazhdon të vlerësojë situatën e mbrojtësit francez, mes shqetësimeve për paraqitjet e tij të fundit dhe problemeve të vazhdueshme fizike.

Sponsor 3M Express

Sipas mediumit SPORT, Deco ka drekuar me agjentin e francezit të enjten në Barcelonë, duke shfrytëzuar qëndrimin e Kebes në kryeqytetin katalunas.

Takimi u shfrytëzua si mundësi për të diskutuar gjendjen aktuale të Koundes, rolin e tij në skuadër dhe procesin e rikuperimit nga lëndimi.

Mbrojtësi francez ka pasur vështirësi të rikthehet në formën e tij më të mirë gjatë muajve të fundit, ndërsa problemet fizike e kanë vënë seriozisht në dyshim gatishmërinë e tij për El Clasicon e së dielës kundër Real Madridit.

Megjithatë, përfaqësuesit e Koundes kanë mohuar kategorikisht se në këtë takim është diskutuar për një transferim të mundshëm apo për oferta për lojtarin.

Sipas SPORT, njerëzit e afërt me futbollistin e kanë përshkruar drekën si një takim rutinor për të shqyrtuar ecurinë e tij, paraqitjet gjatë këtij sezoni dhe rikuperimin nga lëndimi.

Përfaqësuesit e tij insistojnë se Barcelona nuk ka shprehur ndonjë synim për ta shitur dhe se e ardhmja e tij në tregun e transferimeve nuk ka qenë temë diskutimi.

Megjithatë, burime pranë klubit pranojnë se paraqitjet e Koundes gjatë muajve të fundit kanë ngritur pikëpyetje brenda Barcelonës. Pavarësisht kësaj, klubi vazhdon t’i vlerësojë kontributet e tij që prej transferimit në “Camp Nou”.

Barcelona raportohet se nuk e përjashton mundësinë për të dëgjuar oferta për mbrojtësin francez, nëse arrin një propozim financiarisht i rëndësishëm. Klubi do të ishte i gatshëm ta shqyrtonte një ofertë të tillë, nëse ajo do t’i afrohej vlerësimit që ka për reprezentuesin francez./Telegrafi/

Lexo edhe

Trump paralajmëron një tjetër operacion ushtarak kundër Iranit

Trump paralajmëron një tjetër operacion ushtarak kundër Iranit

Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në Oleshky

Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në Oleshky

SHBA e shpall heliumin material kritik për sigurinë kombëtare

SHBA e shpall heliumin material kritik për sigurinë kombëtare