Debat i pazakontë në Kuvendin e Prishtinës për faljen e “xhumasë”

Debat i pazakontë në Kuvendin e Prishtinës për faljen e “xhumasë”

Debat i pazakontë në Kuvendin e Prishtinës për faljen e “xhumasë”

Një përplasje verbale ka ndodhur sot gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Prishtinës, mes kryesuesit Fehmi Kupina dhe asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besart Krasniqi, lidhur me kohën e faljes së namazit të xhumasë.

Sponsor 3M Express

Rreth orës 11:10, derisa po zhvilloheshin punimet e Kuvendit, Kupina kishte kërkuar një pauzë prej 15 minutash për të “bërë rendin e ri”. Në atë moment, asamblisti Krasniqi i është afruar duke kërkuar mirëkuptim, pasi në orën 12:00 ishte koha e namazit të xhumasë, të cilin besimtarët myslimanë e falin çdo të premte.

“Çka ka lidhje që keni xhuma? Unë nuk merrem me xhumanë e juve! …Dilni e propozoni sa të mundeni ju, e tani…”, dëgjohet t’i thotë Kupina asamblistit, para se të ndalte mikrofonin.

Deklarata e kryesuesit nxiti reagime, ndërsa disa orë më vonë ai reagoi përmes një postimi në Facebook, duke sqaruar qëndrimin e tij.

Kupina ka thënë se deklarata ishte bërë në kontekstin e një diskutimi procedural për organizimin dhe mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit, duke mohuar se kishte pasur për qëllim të cenonte bindjet apo praktikat fetare të dikujt.

Ai ka theksuar se liria e besimit dhe praktikimit të fesë është e drejtë themelore e garantuar me Kushtetutën e Kosovës, të cilën, sipas tij, e respekton plotësisht.

“Duke qenë edhe vetë njeri i besimit, e kuptoj rëndësinë shpirtërore dhe personale që praktikat fetare kanë për secilin individ. Respektimi i bindjeve fetare, për mua, nuk është vetëm detyrim kushtetues, por edhe një vlerë njerëzore dhe morale”, ka shkruar Kupina.

Ai ka shprehur keqardhje nëse formulimi i përdorur gjatë seancës ka krijuar përshtypjen e mungesës së respektit ndaj praktikave fetare.

“Megjithatë, jam i vetëdijshëm se komunikimi institucional kërkon kujdes dhe përgjegjësi të veçantë. Në këtë frymë, shpreh keqardhje nëse formulimi i përdorur ka krijuar përshtypjen e mungesës së respektit ndaj praktikave fetare”, ka deklaruar ai.

Kupina ka vlerësuar se deklarata nuk duhet të shndërrohet në debat mbi besimin fetar apo të bëhet burim i polarizimit publik, duke shtuar se një formulim i shkëputur nga konteksti nuk duhet të interpretohet si qëndrim ndaj fesë apo personave që e praktikojnë atë.

“Besimi nuk ka qenë dhe nuk do të jetë objekt kundërshtimi apo përçarjeje nga ana ime. Ai është çështje e ndërgjegjes individuale, e cila meriton respekt, jo paragjykim”, ka shkruar ai.

Në fund, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës ka theksuar se respekton të drejtën e mediave dhe qytetarëve për kritikë dhe debat publik, ndërsa angazhimi i tij institucional, sipas tij, mbetet ushtrimi i përgjegjësive me paanshmëri, dinjitet dhe respekt për të drejtat dhe liritë e secilit qytetar.

Kujtojmë Fehmi Kupina ishte zgjedhur asambleist me subjektin e tij Lidhja e Prishtinës, derisa më pas është zgjedhur kryesues pas një koalicioni me LDK-në./Telegrafi/

Lexo edhe

Dy shqiptarë kapen në tentim-vjedhje në Zvicër, policia i arreston pas ndjekjes në këmbë

Dy shqiptarë kapen në tentim-vjedhje në Zvicër, policia i arreston pas ndjekjes në këmbë

Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë

Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë

Irlanda dhe Irlanda e Veriut drejt bashkimit në një shtet – zbulohen detajet e para

Irlanda dhe Irlanda e Veriut drejt bashkimit në një shtet – zbulohen detajet e para

Debat i pazakontë në Kuvendin e Prishtinës për faljen e “xhumasë” | Momenti