Daut Haradinaj kritikon Konjufcën për paraqitjen në OKB: Marre Glauk, bota po na sheh çuditshëm

Daut Haradinaj kritikon Konjufcën për paraqitjen në OKB: Marre Glauk, bota po na sheh çuditshëm

Daut Haradinaj kritikon Konjufcën për paraqitjen në OKB: Marre Glauk, bota po na sheh çuditshëm

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ashpër pas paraqitjes së Glauk Konjufcës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke thënë se nuk e kishte pritur ta shihte Kosovën “kaq të poshtëruar”.

Sponsor 3M Express

Haradinaj ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, Kosova po paraqitet para botës, duke thënë se po krijohet përshtypja sikur shqiptarët kanë kryer krime ndaj popujve të tjerë, ndërsa e vërteta për luftën dhe gjakderdhjen për liri nuk po thuhet.

“Marre, Glauk”, ka shkruar Haradinaj, duke iu drejtuar Konjufcës, ndërsa ka theksuar se nuk do të ndalen deri në zbardhjen e së vërtetës për luftën e Kosovës.

Në reagimin e tij, Haradinaj i është drejtuar edhe Partisë Demokratike të Kosovës, duke e pyetur nëse do të reagojë për këtë çështje.

“Një Kosovë e poshtëruar deri në këtë pikë kurrë s’e kam prit. Bota po na sheh çuditshëm, sikur na kemi vra e pre popuj, pa e thënë të vërtetën për luftën dhe gjakderdhjen tonë për liri. Marre, Glauk! Kurrë s’kemi me u ndalë deri te e vërteta jonë, o të pafytyrë! PDK, a jeni kund…?”, ka shkruar Haradinaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

BE: Kallasi e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

BE: Kallasi e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe tharja e gojës: A janë shenja të kolesterolit të lartë?

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe tharja e gojës: A janë shenja të kolesterolit të lartë?

Dita e tetë e protestës në Tiranë përmes fotografive

Dita e tetë e protestës në Tiranë përmes fotografive