Dasmë në shtëpinë e BBVK-së, “martohen” Sharri dhe Anjeza – banorët ia thonë këngëve për çiftin

Dasmë në shtëpinë e BBVK-së, “martohen” Sharri dhe Anjeza – banorët ia thonë këngëve për çiftin

Dasmë në shtëpinë e BBVK-së, “martohen” Sharri dhe Anjeza – banorët ia thonë këngëve për çiftin

Festa e 28 Nëntorit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova u shënua me atmosferë festive, këngë e tradita shqiptare, ndërsa një nga momentet që tërhoqi vëmendje ishte edhe një dasmë simbolike mes Sharrit dhe Anjezës.

Sponsor 3M Express

Festimet nisën me një program të veçantë kushtuar Ditës së Pavarësisë, ku banorët u shfaqën të veshur me veshje tradicionale.

Ata kënduan gjithashtu Himnin e Flamurit, duke shënuar kështu në mënyrë simbolike këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët.

Por surprizat nuk përfunduan me kaq. Në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit, banorët organizuan edhe një dasmë simbolike mes Sharrit dhe Anjezës, duke sjellë në shtëpinë e BBVK-së atmosferën e një dasme tradicionale shqiptare.

Në pamjet e publikuara shihen banorët duke i kënduar çiftit me këngë tradicionale dasmore, ndërsa nuk munguan as momentet festive dhe atmosfera karakteristike e një dasme shqiptare.

Lexo edhe

Serbia uron Shqipërinë për festën e 28 Nëntorit

Serbia uron Shqipërinë për festën e 28 Nëntorit

Maqedonci: 28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë

Maqedonci: 28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë

Serbia uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, vazhdon të mos e njohë Kosovën

Serbia uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, vazhdon të mos e njohë Kosovën