Dalin në shitje biletat për “Shqip Up Comedy Festival” në Frankfurt

Dalin në shitje biletat për “Shqip Up Comedy Festival” në Frankfurt

Dalin në shitje biletat për “Shqip Up Comedy Festival” në Frankfurt

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Cyrih dhe atmosferës së krijuar në Koln, “Shqip Up Comedy Festival” po vjen në Frankfurt për të sjellë një ditë të mbushur me humor, energji dhe të qeshura për publikun shqiptar në Gjermani.

Sponsor 3M Express

Komuniteti shqiptar në Frankfurt dhe rrethinë do të ketë mundësinë të bëhet pjesë e një eventi të veçantë të ‘stand-up comedy’, teksa biletat tashmë kanë dalë në shitje.

Pas pesë edicionesh në Zvicër dhe atij në Koln, festivali po zgjeron rrugëtimin e tij në Gjermani, me synimin për t’i bashkuar shqiptarët përmes humorit dhe për të sjellë një përvojë ndryshe argëtimi.

Foto: Screenshot/Instagram

Në skenën e “Shqip Up Comedy Festival – Frankfurt Edition” do të ngjiten po ashtu: Ernesti, Drilona, Hasimi dhe T -Ronimo, të cilët do të sjellin performancat e tyre para publikut shqiptar.

Mbrëmja vlen të ceket se do të moderohet nga aktori Avni Shkodra.

Eventi mbahet më 5 dhjetor 2026, në Saalbau Gallus në adresën Frankenallee 111 duke filluar nga ora 12:00.

Drejtuesit e festivalit synojnë që edhe kjo ndalesë të kthehet në një takim të veçantë për shqiptarët në Gjermani, ku humori shërben si mënyrë për t’u bashkuar, për të ndarë emocione dhe për të kaluar momente të paharrueshme.

Biletat mund t’i blini online këtu:

/Telegrafi/

Lexo edhe

Fajdexhiu tregon pse nuk ua dha llogarinë viktimave, Hetuesi ngrit dyshime për marrëveshje

Fajdexhiu tregon pse nuk ua dha llogarinë viktimave, Hetuesi ngrit dyshime për marrëveshje

Viktimat e fajdes mbesin pa prona e pa para, Gjykata, prokuroria e fajdexhiu nuk ua ofruan llogarinë për kthimin e parave

Viktimat e fajdes mbesin pa prona e pa para, Gjykata, prokuroria e fajdexhiu nuk ua ofruan llogarinë për kthimin e parave

Rrëfehet viktima që pretendon se është dhunuar nga Russell Brand: Më është dashur të ulem në një tabaka me akull për shkak të dhimbjes

Rrëfehet viktima që pretendon se është dhunuar nga Russell Brand: Më është dashur të ulem në një tabaka me akull për shkak të dhimbjes

Dalin në shitje biletat për “Shqip Up Comedy Festival” në Frankfurt | Momenti