Dakota Johnson u fotografua duke dalë nga një palestër në Los Angeles, e veshur me reçipeta sportive të zeza dhe geta me bel të lartë që nxirrnin në pah barkun e saj të tonifikuar.

Aktorja 37-vjeçare kishte kombinuar veshjen sportive me një bluzë të zezë me kapuç, atlete dhe syze dielli, ndërsa mbante në dorë një shishe uji. Flokët brune i kishte lënë të lëshuara në onde të lehta.
Dalja e saj vjen në një periudhë kur po qarkullojnë spekulime për një lidhje romantike me reperin Machine Gun Kelly (MGK).
Sipas DailyMail, aktorja u ka folur miqve të afërt për romancën dhe dyshohet se e ka prezantuar reperin edhe me familjen e saj. Megjithatë, lidhja nuk është konfirmuar publikisht.
Thashethemet nisën në shtator, kur të dy u panë në momente të ndryshme duke mbërritur në apartamentin e Taylor Swift në New York.
Përfaqësuesit e Johnson nuk kishin dhënë ende një koment për raportimet e fundit. /Telegrafi/




