Cristiano Ronaldo shpallet fitues i çmimit për Topin e Artë më të mirë, me sezonën e vitit 2008

Cristiano Ronaldo shpallet fitues i çmimit për Topin e Artë më të mirë, me sezonën e vitit 2008

Cristiano Ronaldo shpallet fitues i çmimit për Topin e Artë më të mirë, me sezonën e vitit 2008

Cristiano Ronaldo është zgjedhur fitues i çmimit B.O.A.T. (Ballon d’Or of All Time), një vlerësim i veçantë i organizuar nga revista franceze France Football për të përcaktuar edicionin më të mirë të Topit të Artë në histori.

Fitues është shpallur edicioni i vitit 2008, kur ylli portugez fitoi për herë të parë Topin e Artë.

Sponsor 3M Express

Në votimin për këtë çmim, edicioni i vitit 2008 i Ronaldos ka lënë pas atë të vitit 2012 të Lionel Messit. Dy futbollistët dominuan 12 pozitat e para të renditjes, ndërsa në listë pas tyre u përfshi edhe Ronaldo Nazário, me Topin e Artë të fituar në vitin 2002.

Për edicionin e fundit të ceremonisë së Topit të Artë, France Football prezantoi çmimin e ri B.O.A.T., me rregulla të ndryshme nga ato të votimit tradicional. Kësaj radhe, fituesi nuk u përcaktua nga gazetarët sportivë, por nga votat e përdoruesve të revistës.

Në garë u përfshinë edicionet e Topit të Artë të fituar nga futbollistët që e kanë marrë këtë çmim të paktën dy herë gjatë karrierës së tyre. Votuesit duhej të zgjidhnin një edicion të caktuar, dhe jo thjesht futbollistin që e konsideronin më të mirin në histori.

Lista e të nominuarve për çmimin B.O.A.T.

  • Lionel Messi: 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021 dhe 2023.
  • Cristiano Ronaldo: 2008, 2014, 2015, 2016 dhe 2017.
  • Ronaldo Nazário: 1997 dhe 2002.
  • Marco van Basten: 1988, 1989 dhe 1992.
  • Michel Platini: 1983, 1984 dhe 1985.
  • Karl-Heinz Rummenigge: 1980 dhe 1981.
  • Kevin Keegan: 1978 dhe 1979.
  • Franz Beckenbauer: 1972 dhe 1976.
  • Johan Cruyff: 1971, 1973 dhe 1974.
  • Alfredo Di Stéfano: 1957 dhe 1959.

 

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Çitaku pas mbledhjes së parë për strategjinë e apelit në Hagë: Po vazhdon angazhimi edhe për ligjin

Çitaku pas mbledhjes së parë për strategjinë e apelit në Hagë: Po vazhdon angazhimi edhe për ligjin

89 mijë euro investim për gjelbërimin e Obiliqit dhe uljen e ndotjes

89 mijë euro investim për gjelbërimin e Obiliqit dhe uljen e ndotjes

Identifikohet një planet i mundshëm xhuxh që orbiton përtej Plutonit

Identifikohet një planet i mundshëm xhuxh që orbiton përtej Plutonit