`Cristiano Ronaldo ishte një sportist i pakrahasueshëm`

`Cristiano Ronaldo ishte një sportist i pakrahasueshëm`

`Cristiano Ronaldo ishte një sportist i pakrahasueshëm`

Littlehales, i cili ka punuar me futbollistë të njohur dhe klube të mëdha evropiane, ka treguar se ylli portugez dallohej nga shumë sportistë të tjerë për mënyrën se si kujdesej për trupin dhe kërkonte metoda të reja për t’u përmirësuar.

“Ronaldo ishte një sportist i pakrahasueshëm. Ai investonte vazhdimisht kohë dhe para në metoda rikuperimi, të cilat lojtarët e tjerë i shpërfillnin”, ka thënë Littlehales në një intervistë për “Tribal Football”.

Sponsor 3M Express

Sipas ekspertit britanik, Ronaldo ka qenë i gatshëm të dëgjojë këshillat e trajnerëve dhe specialistëve, duke i përdorur ato për të përmirësuar gjendjen fizike dhe për të zgjatur karrierën në nivelin më të lartë.

Littlehales ka treguar se portugezi ishte i interesuar për mënyrat se si gjumi mund të ndikojë në rikuperimin e trupit. Ronaldo ka folur edhe publikisht për rutinën e tij të pushimit, përfshirë ciklet e gjumit prej nëntëdhjetë minutash.

Megjithatë, eksperti ka theksuar se Ronaldo nuk i pranonte verbërisht të gjitha metodat e reja, por vlerësonte nëse ato i ndihmonin realisht.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit

VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit

Yamal fiton çmimin për talentin më të mirë, por befason me deklaratën

Yamal fiton çmimin për talentin më të mirë, por befason me deklaratën

Shkoi vetë në Polici për ta dorëzuar një pistoletë që thotë se e gjeti në pronën e xhaxhait të ndjerë – 46-vjeçarja në Prishtinë përfundon si e dyshuar

Shkoi vetë në Polici për ta dorëzuar një pistoletë që thotë se e gjeti në pronën e xhaxhait të ndjerë – 46-vjeçarja në Prishtinë përfundon si e dyshuar