Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka kritikuar qëndrimin e Barcelonës ndaj rivalëve, duke e ndezur edhe më shumë atmosferën para përballjes së shumëpritur mes dy gjigantëve spanjollë në La Liga.

Në një intervistë për DAZN, të përcjellë nga “Madrid Universal”, portieri belg ka folur për rivalitetin mes Real Madridit dhe Barcelonës, duke theksuar se madrilenët janë të gatshëm t’i vlerësojnë futbollistët kundërshtarë, pavarësisht rivalitetit mes dy klubeve.
Sipas Courtois, kjo qasje nuk është gjithmonë e njëjtë nga ana e Barcelonës, çka e bën rivalitetin mes dy skuadrave edhe më të ndjeshëm në prag të El Clasicos.
Deklaratat e portierit belg vijnë në një moment kur vëmendja e tifozëve është përqendruar te dueli mes Real Madridit dhe Barcelonës, një prej përballjeve më të mëdha të futbollit evropian.
Rivaliteti mes dy skuadrave nuk kufizohet vetëm në fushën e lojës, por shpesh shoqërohet edhe me deklarata që shtojnë tensionin para ndeshjeve vendimtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




