​Çmimet po rriten, pagat po zhvlerësohen e të rinjtë po ikin – çfarë po ndodh me ekonominë e Kosovës?

​Çmimet po rriten, pagat po zhvlerësohen e të rinjtë po ikin – çfarë po ndodh me ekonominë e Kosovës?

​Çmimet po rriten, pagat po zhvlerësohen e të rinjtë po ikin – çfarë po ndodh me ekonominë e Kosovës?

Rritja e vazhdueshme e çmimeve po ua rëndon jetesën qytetarëve të Kosovës, ndërsa pagat, ndonëse janë rritur, po humbin fuqinë blerëse përballë inflacionit. Por shtrenjtimi i jetesës nuk është sfida e vetme për ekonominë e vendit. Emigrimi i të rinjve, mungesa e fuqisë punëtore dhe shkalla e lartë e joaktivitetit po ngrenë shqetësime për të ardhmen ekonomike dhe demografike të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Sa është rritur realisht kostoja e jetesës, çfarë vlere kanë sot pagat dhe sa po e dëmton ekonominë largimi i qytetarëve? Për këto sfida dhe zhvillime të tjera flet drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, në podcastin “Ekonomia pa filtra”, prodhim i KosovaPress-it.

Sipas të dhënave që prezanton Kastrati, inflacioni në shtator arriti në 7.8 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit paraprak, ndërsa bilanci neto i emigrimit në dekadën e fundit llogaritet në rreth 28 mijë persona.

“Mesatarja nganjëherë nuk e tregon ndoshta një produkt të veçantë, sepse nxjerr një mesatare prej shumë produkteve. Na në përgjithësi e bëjmë në bazë të standardit që bën Bashkimi Evropian. Mostra në Kosovë, është pak më e madhe, për shkak specifikave, ndryshimeve urbane, rurale, ne e kemi rrit mostrën që me qenë më reprezentative për indeksin e çmimeve konsumit. Ne i grumbullojnë diku rreth 45 pika në gjithë Kosovën. Çmimet, merren, peshohen edhe në bazë të raportit që është fondi monetar, në fushën e statistikave të çmimeve, ka pasur një fokus, edhe është vërtetuar që statistikat, që i prodhon statistika janë në linjë me rekomandimet e Fondit Monetar dhe Bashkimit Evropian.

Tani, për disa produkte, për shkak se ne e prodhojmë indeksin e mesatar të çmimeve në baza mujore, edhe ne e krahasojmë me muajin para, të vitit paraprak. Po themi, shtatorin me shtator të vitit të kaluar. E kemi krahasuar tetorin me shtator, por nëse e krahasojmë shtatorin me shtatorin e vitit të kaluar, është 7.8 për qind, po në fund të vitit ndoshta edhe del 6.5 për qind, një mesatare. Por në përgjithësi, ka inflacion në Kosovë, edhe na e kemi mision për me i publikuar. Nëse hyjmë në çështje, të tjera, kush janë faktorë që ndikojnë, është çmimet në tregjet ndërkombëtare, sepse e dimë, Kosova e mbulon importin, e mbulon vetëm me 17 për qind mirëpo është për herë të parë që është rritur 17 për qind eksporti i Kosovës”, thekson Kastrati.

Ai flet edhe për ndikimin e rritjes së çmimeve në të ardhurat e qytetarëve, i cili thotë se paga mesatare bruto në vitin 2025 ishte 713 euro, ndërsa ajo neto 636 euro. Sipas tij, paga mesatare është rritur për rreth 100 euro krahasuar me vitin paraprak, por kjo rritje është zbehur nga shtrenjtimi i kostos së jetesës.

Kastrati thekson se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave në Kosovë vjen nga ekonomia informale, duke vlerësuar se kjo pjesë sillet nga 20 deri në 35 për qind.

“Në bazë të dhënave të fundit për vitin 2025, e kemi publikuar në vitin 2026, në qershor, për vitin 2025. Paga bruto ka qenë 713, që e krahasuar me një vit përpara, është rritur për 100 euro. Krahasuar me vitin 2024, 713 ka qenë bruto, pa taksa, ndërsa neto ka qenë 636, prapë ka pasur rreth 100 euro shtesë, kjo rritje e pagës, për shkak të ndryshimeve, rritjes së kostos, edhe indeksit, rritjes në përgjithësi, jo vetëm indeksi i konsumit, sepse njerëzit kanë edhe, pronë, që blejnë, pak a shumë, ja ka humbur atë vlerën, e rritjes së pagës.

Për shkak të rritjes së çmimeve, kjo rrogë, kjo pagesë, është pothuajse minimale. Por edhe një pjesë e ekonomisë familjare, ka edhe burime të tjera, nuk e kanë vetëm një burim, shtesë, po themi, e kanë një burim nga një pension, apo një qira, apo një punë shtesë. Po kthehemi edhe një herë, te ekonomia informale, për shembull, një pjesë e popullsisë ka të ardhura nga burime të ndryshme që, për statistikë është shumë vështirë, me nxënë. Sepse, kur themi informale, janë jo zyrtare, ka nën raportim…Disa fusha, i zëmë ekonomi informale, por disa fusha jo… Ndërmjet 20 deri në 35 për qind e të ardhurave janë nga ekonomia informale”, tregon Kastrati.

Derisa tregon për punën e ASK-së, Kastrati deklaron se mbi 90 për qind e publikimeve statistikore realizohen brenda afateve të parapara. Megjithatë, ai thotë se vonesat në disa raste shkaktohen nga mosdorëzimi me kohë i të dhënave administrative nga institucionet e tjera, si dhe nga vështirësitë në mbledhjen e tyre në terren.

“Ne çdo vit e publikojmë, është transparent një kalendar të publikimit. Përveç, kemi shumë kalendar të aktiviteteve të punës, e publikojmë një kalendar të publikimeve, edhe i jepet data e saj, për shembull, kur publikohet një raport nga fusha e ndryshme. Mbas këtij raportit vjetor që e bëjmë, e shikojmë që mbi 90 për qind arrijmë domethënë t’i publikojmë në kohë. Po janë disa aktivitete që nuk varën nga ASK. Nganjëherë kemi sfida për grumbullimin e të dhënave administratave nga institucione të tjera relevante. Po themi nga Banka Qendrore, nga Ministria e Financave, nga ATK-ja, nga Agjencioni i Regjistrit Civil, nga Kadastra, apo dhe një institucion tjetër, kemi vonesa në. Nëse kemi vonesa domethënë, neve na nevojitet një kohë për me verifikuar, me validuar ato të dhëna, dhe ne vonohemi. Një shkak tjetër për vonesë është edhe grumbullimi i të dhënave në terren”, thotë Kastrati.

Një tjetër sfidë për këtë institucion mbetet mungesa e stafit. Sipas Kastratit, përkundër rritjes së numrit të publikimeve statistikore për më shumë se 100 për qind gjatë dekadës së fundit, numri i punonjësve ka mbetur pothuajse i njëjtë.

“Kemi mungesë të madhe të stafit, sepse statistika nuk është rritur më shumë se një dekadë me staf. Ndërsa, produktet, nëse i marrim nga viti, po them një dekadë, deri në vitin 2024, që i kemi publikuar gjithë raportet, e shohim se mbi 100 për qind është rritur fusha e publikimit të këtyre raporteve. Derisa stafi ka mbetur i njëjtë. Ne e dimë që me zhvillimin e teknologjisë, viteve të fundit, ka mundësi disa fusha, me u mbuluar, po, çështja e njeriut, e validimit të dhënave , përsëri është në dorën e njerëzve, dhe kemi nevojë për staf të ri, sepse, jo vetëm ne, që kemi propozuar, por qeveria e din, po, edhe Fondi Monetar, edhe Bashkimi Evropian, edhe ky raporti progresit, prapë e ka potencuar, na mungojnë edhe 30 për qind staf të domosdoshëm, sepse ka shumë fusha që nuk i mbulon ASK-ja”, thotë Kastrati.

Sipas tij, shqetësuese mbetet shkalla e joaktivitetit, e cila në Kosovë është mbi 50 për qind.

Ai vlerëson se një pjesë e të rinjve nuk përfshihen në tregun e punës, pasi vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga familjet edhe pas përfundimit të shkollimit apo gjatë studimeve.

“Papunësia, shifrat e fundit për vitin 2025 janë 10.9 për qind. Ne flasim vetëm për ata që janë aktivë…Sfidë për Kosovën është sepse është mbi 50 për qind vend në rajon dhe në Bashkimin Evropian, shkalla e joaktivitetit, nuk janë aktivë. Janë si pasivë, nuk i intereson. Më brengos në emër timin privat , për shkak të mënyrës së jetesës, kulturës së jetesës, tek ne në Kosovë, një pjesë e fëmijëve tanë, rriten 18 vjet, 19, 20, sërish e mbështet prindëri, e qon ne fakultet. Shkalla e joaktivitetit, se në perëndim, në bazë legjislacionit shumë, pothuajse të gjitha shtetet, se ka rregullore për të gjitha shtetet, si t’i bën 15 vjeç, ata duhet me qenë aktivë në punë, një orar të shkurtuar me punuar dikund privat. Tek ne i bën 16 vjeç, 17, 18, ndoshta shkojnë në studime 19, 20, apo nuk është i interesuar për punë. E këta e rrisin shumë shkallën e joaktivitetit, se është mbi 50 për qind”, nënvizon Kastrati.

Ndërkaq, një ndër zhvillimet më shqetësuese demografike mbetet emigrimi. Sipas drejtorit të ASK-së, në dekadën e fundit rreth 37 mijë persona kanë emigruar nga Kosova, ndërsa rreth nëntë mijë janë kthyer, duke rezultuar me bilanc neto prej afërsisht 28 mijë personash.

Kastrati paralajmëron se largimi i të rinjve dhe të rejave ndikon jo vetëm në fuqinë punëtore, por edhe në riprodhimin natyror të popullsisë, në një kohë kur numri i lindjeve në Kosovë ka rënë ndjeshëm.

“Në këto 10 vitet e fundit, i kemi bërë disa matje, po me 2 dhjetor e kemi një publikim të mirë për emigrimin. Në 10 vitet e fundit, dekadën e fundit e kemi shikuar, 27, 28, 30 për qind kthehen pas disa viteve që shkojnë. Shifrat e fundit, që janë mbi, emigrimin janë diku rreth 28 mijë persona që kanë lënë Kosovën. Kanë shkuar 37 mijë janë kthyer 9 mijë. Kjo i bie më shumë sesa shtimi natyror, lindjet. Kosova pra përafërsisht 22 mijë apo 23 mijë lindje i ka brenda një viti. Ja heqim vdekjet, 8 mijë apo 9 mijë, edhe neto është 13 mijë, 15 mijë hyjnë të rinj në Kosovë.

Por, ky 15 mijë po zhvlerësohet, se po shkon, jashtë Kosovës, edhe zakonisht shkojnë të rinjtë edhe të rejat që kanë ndikim te fuqia punëtore, për atë ka rënë papunësia, një pjesë e madhe e të rinjve që kanë shkuar, se ka qenë papunësia 20, 25, 30. Kanë shkuar fuqia punëtore. Në aspektin demografik, shkuarja e të rinjve edhe të rejave ndikon në riprodhimin natyror të popullsisë. Në fund të viteve ’80, Kosova i ka pasur mbi 56 mijë lindje. 56 mijë fëmijë për një vjet, edhe popullsi ka pasur më pak në atë kohë, në fund të viteve ’80. Tash kemi 22 mijë, janë 100 për qind”, potencon Kastrati. /KP/

Lexo edhe

52 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 19 me të lënduar dhe asnjë me fatalitet

52 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 19 me të lënduar dhe asnjë me fatalitet

Billy Ray Cyrus shfaqet krah vajzës Miley në dasmë, pajtimi i tyre pas konfliktit familjar merr vëmendje

Billy Ray Cyrus shfaqet krah vajzës Miley në dasmë, pajtimi i tyre pas konfliktit familjar merr vëmendje

Britania paralajmëron fundin aeroplanëve luftarakë me pilot, Al tani merr drejtimin

Britania paralajmëron fundin aeroplanëve luftarakë me pilot, Al tani merr drejtimin