Çitaku u përgjigjet kritikave: Zotimin për ligjin që mbron UÇK-në do ta çojmë deri në fund

Çitaku u përgjigjet kritikave: Zotimin për ligjin që mbron UÇK-në do ta çojmë deri në fund

Çitaku u përgjigjet kritikave: Zotimin për ligjin që mbron UÇK-në do ta çojmë deri në fund

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se ligji për mbrojtjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të rishqyrtohet në Kuvend brenda katër javësh dhe do të hyjë në fuqi brenda afateve të parapara.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se kërkesa e PDK-së për rikthimin e ligjit në Kuvend nuk nënkupton tërheqje nga kjo nismë dhe as ndryshim të qëndrimit të partisë.

“Ligji që mbron UÇK-në do të kalojë! Po e them që në fillim, pa lënë vend për dilema: brenda katër javësh, ligji do të rishqyrtohet në Kuvend dhe do të hyjë në fuqi brenda afateve të parashikuara. Ky është zotimi ynë dhe do t’i qëndrojmë deri në fund”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka thënë se i kupton shqetësimet e qytetarëve që e kanë mbështetur ligjin dhe se mirëpret kritikat e bazuara, por ka theksuar se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar.

Sipas saj, procesit i janë dhënë edhe katër javë kohë, me qëllim të largimit të çdo paqartësie, forcimit të bazës juridike të ligjit dhe sigurimit të zbatimit të tij në praktikë.

“Për PDK-në dhe brenda PDK-së, nuk ka asnjë temë tjetër përveç jetësimit të këtij ligji, për të cilin jemi plotësisht të bashkuar dhe të vendosur”, ka deklaruar Çitaku.

Në fund, deputetja e PDK-së u është drejtuar qytetarëve që protestuan, mbështetësve të partisë dhe të gjithë atyre që përkrahën nismën, duke përsëritur se zotimi për miratimin e ligjit do të realizohet.

“Zotimi që kemi marrë para jush qëndron. Dhe këtë do ta çojmë deri në fund!”, ka shkruar tutje Çitaku./Telegrafi/

Lexo edhe

Shiroka Pula mori pjesë në seancën solemne për 70-vjetorin e Revolucionit

Shiroka Pula mori pjesë në seancën solemne për 70-vjetorin e Revolucionit

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji i ri hyn në fuqi në vitin 2027

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji i ri hyn në fuqi në vitin 2027

Bekim Sali-Magnus Brunner: Zgjidhje praktike për transportuesit dhe bashkëpunim më i fortë për sigurinë

Bekim Sali-Magnus Brunner: Zgjidhje praktike për transportuesit dhe bashkëpunim më i fortë për sigurinë

Çitaku u përgjigjet kritikave: Zotimin për ligjin që mbron UÇK-në do ta çojmë deri në fund | Momenti