Çitaku rikujton: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Çitaku rikujton: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Çitaku rikujton: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e Ditës së Forcës.

Sponsor 3M Express

Çitaku ka bërë të ditur se së bashku me deputetin e PDK-së dhe ish-komandantin e FSK-së, gjeneralin Rrahman Rama, kanë kujtuar 14 dhjetorin e vitit 2018, kur Kuvendi i Kosovës votoi për transformimin e FSK-së dhe marrjen e mandatit të ushtrisë.

Ajo ka rikujtuar se në atë kohë presidenti Hashim Thaçi ishte komandant suprem i Forcës, raporton Klankosova.tv

“Sot, bashkë me deputetin tonë, gjeneralin Rrahman Rama, kujtuam 14 dhjetorin e vitit 2018, kur Kuvendi votoi që FSK-ja të merrte mandatin e ushtrisë. Në atë moment historik, presidenti Hashim Thaçi ishte komandant suprem i Forcës, ndërsa gjenerali Rama, si komandant i saj, luajti rol vendimtar në përgatitjen e FSK-së për mandatin e ri dhe e udhëhoqi Forcën në vitet e para të transformimit.”

Në prag të 28 Nëntorit, kur festojmë Ditën e Flamurit dhe kujtojmë daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderojmë ata që luftuan për lirinë që ne sot kemi për detyrë ta mbrojmë me çdo çmim.

Të dashura pjesëtare dhe të dashur pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës, ju falënderoj për përkushtimin me të cilin i shërbeni Republikës.

Urime Ditën e Forcës, Kosovë!”

Lexo edhe

LEX | Transportoi afro 240 kilogramë drogë, iu ndërpre paraburgimi – Çfarë zbulon aktgjykimi i plotë ndaj Sylejman Jusufit?

LEX | Transportoi afro 240 kilogramë drogë, iu ndërpre paraburgimi – Çfarë zbulon aktgjykimi i plotë ndaj Sylejman Jusufit?

Pas takimit me Shiroka-Pulën në Ohër, Begaj: Shqipëria mbështet Kosovën për anëtarësim në BE, NATO dhe organizata ndërkombëtare