Çitaku ndan detaje për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Drafti është gati, nënshkrimet janë mbledhur

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se nisma për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, e njohura si Gjykata Speciale, së shpejti pritet të procedohet në Kuvend.

Sponsor 3M Express

Në një konferencë për media, Çitaku ka deklaruar se nënshkrimet e nevojshme janë mbledhur dhe se drafti i ndryshimeve tashmë është përgatitur, ndërsa para procedimit të tij do të zhvillohen konsultime me partitë e tjera parlamentare.

“Nënshkrimet i kemi mbledhë. Drafti është gati. Është e rëndësishme të konsultohemi, të flasim me partitë në Kuvend. Disa i kam takuar, disa do t’i takojë”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se synimi është që ndryshimet e propozuara të marrin mbështetje të gjerë parlamentare, njëjtë sikurse ligji paraprak.

Çitaku ka sqaruar se nisma nuk ka për qëllim mbylljen e Gjykatës Speciale apo pengimin e punës së saj, por krijimin e kushteve për një proces gjyqësor që garanton barazinë e palëve.

“Nuk po synojmë ta mbyllim gjykatën e as ta minojmë procesin, për ne është e rëndësishme që përmes ndryshimeve të garantohet ajo që quhet barazia e armëve, të respektohen standardet evropiane për një proces gjyqësor”, ka thënë ajo.

Në fund, Çitaku i ka bërë sërish thirrje Bashkimit Evropian që të përfshihet në konsultimet lidhur me ndryshimet e propozuara në këtë ligj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Përplasje në BE për buxhetin dhe ndihmën për Ukrainën, liderët nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët

Përplasje në BE për buxhetin dhe ndihmën për Ukrainën, liderët nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët

Takimi i parë i “Karinës” me të “dashurin” e saj (VIDEO)

Takimi i parë i “Karinës” me të “dashurin” e saj (VIDEO)

Trump: Dua të shoh Putinin duke i dhënë fund të gjithë agresionit në Evropë

Trump: Dua të shoh Putinin duke i dhënë fund të gjithë agresionit në Evropë