Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij në Prishtinë, ku ai kaloi disa orë pranë familjes.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se pamja e Krasniqit sërish në Prishtinë, edhe pse vetëm përkohësisht, e ka emocionuar shumë.
Ajo ka shprehur mbështetjen për Krasniqin dhe ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë, duke u bërë thirrje të qëndrojnë të fortë.
Çitaku ka theksuar se do të bëjnë gjithçka që ata të kthehen sa më shpejt në Kosovë, të lirë dhe krenarë, raporton IndeksOnline.
“Baca Jakup, na emocionove shumë kur të pamë sërish në Prishtinë, në përqafimin e familjes, qoftë edhe vetëm për pak orë”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka theksuar se Krasniqi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së i mungojnë shumë Kosovës.
“Na mungoni shumë, çlirimtarë!”, ka përfunduar ajo.
Burimi: Insajderi





