Cindy Crawford viziton Kaia Gerber pas humbjes së të birit, Presley

Cindy Crawford viziton Kaia Gerber pas humbjes së të birit, Presley

Cindy Crawford viziton Kaia Gerber pas humbjes së të birit, Presley

Cindy Crawford është fotografuar duke vizituar shtëpinë e vajzës së saj, Kaia Gerber, në Los Angeles, teksa familja po përballet me humbjen e djalit të saj, Presley Gerber, i cili vdiq më 20 shtator, në moshën 27-vjeçare.

Sponsor 3M Express

Supermodelja 60-vjeçare u shfaq me xhinse të gjera, një xhaketë bezhë dhe çizme kafe, ndërsa mbante syze dielli dhe disa çanta.

Paraqitja e saj vjen pak ditë pasi ajo, bashkëshorti Rande Gerber dhe vajza Kaia reaguan publikisht për herë të parë ndaj vdekjes së Presley-t, shkruan DailyMail.

Në një deklaratë të përbashkët në Instagram, familja shprehu dhimbjen e thellë për humbjen, duke e kujtuar Presley-n si një njeri të ndjeshëm e të dashur.

Ata falënderuan gjithashtu të gjithë ata që u kanë ofruar mbështetje gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Edhe Kaia ndau një homazh prekës për vëllain e saj, duke publikuar video nga fëmijëria e tyre dhe një letër kushtuar atij.

Presley kishte folur më parë publikisht për vështirësitë me shëndetin mendor dhe varësinë nga substancat.

Sipas raportimeve, ai pësoi arrest kardiak në një qendër rehabilitimi në Santa Monica, ndërsa shkaku i vdekjes u raportua si një mbidozë e dyshuar. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sonte sytë nga El Clasico – Barcelona dhe Real Madridi përballen në “Camp Nou”

Sonte sytë nga El Clasico – Barcelona dhe Real Madridi përballen në “Camp Nou”

Kaos në shkollat e Prishtinës: Grevë, mbeturina dhe paga të vonuara – kush mban përgjegjësi?

Kaos në shkollat e Prishtinës: Grevë, mbeturina dhe paga të vonuara – kush mban përgjegjësi?

Fantastike: Enis Zeqiri merr ftesën e parë te Sonderjyske, mund të debutojë në Superligën e Danimarkës

Fantastike: Enis Zeqiri merr ftesën e parë te Sonderjyske, mund të debutojë në Superligën e Danimarkës

Cindy Crawford viziton Kaia Gerber pas humbjes së të birit, Presley | Momenti