Çifti filmoi momentin dramatik teksa anija cisternë ‘afrohej për t’u përplasur’ me mjetin lundrues turistik në Mississippi

Një çift, që ndodhej në një anije turistike të ankoruar e cila u përmbys në lumin Mississippi, filmoi momentin e tmerrshëm kur një anije e madhe cisternë u drejtua drejt tyre, përpara se të përplasej me anijen të premten.

Sponsor 3M Express

Anija “American Heritage”, e operuar nga kompania “American Cruise Lines”, ishte e ankoruar në lumë, në New Orleans të Louisiana, kur u godit nga anija cisternë “Atlantic Asphalt” (e gjatë rreth 158 metra), pak pas mesditës.

Një operacion shpëtimi i jashtëzakonshëm bëri të mundur shpëtimin e të gjithë 180 personave që ndodheshin në bord – ngjarje që është quajtur “mrekullia në Mississippi” – falë përpjekjeve heroike të Rojës Bregdetare të SHBA-së, shërbimeve të tjera të urgjencës dhe qytetarëve të pranishëm, përcjell Telegrafi.

Helena Moreno, zyrtare në New Orleans, deklaroi të premten rreth orës 16:00 (me orën lokale) se 32 pasagjerë nga anija turistike ndodheshin në spitalet vendase.

Asnjëri prej tyre nuk kishte lëndime kritike për jetën.

Mes personave që po trajtohen në spitale janë edhe dy oficerë të Policisë Portuale të New Orleansit, të cilët u hodhën në ujë për të shpëtuar pasagjerët, tha Moreno.

Ndërkohë, u shfaqën pamje shqetësuese që tregonin pasagjerët në bordin e anijes turistike teksa mbaheshin fort pas parmakëve për të shpëtuar, ndërsa anija filloi të përmbysej.

Tani kanë dalë pamje të reja video, ku shihet një çift duke filmuar anijen cisternë që afrohej, përpara se të kuptonin papritur se përplasja ishte e pashmangshme.

Pamjet, të shpërndara në rrjetet sociale, është filmuar fillimisht nga ballkoni i një prej kabinave të anijes turistike dhe tregon anijen cisternë (me ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe) duke u drejtuar direkt drejt anijes së pasagjerëve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kreu i Shërbimit Informativ të Zvicrës paralajmëron: Këtu veprojnë spiunë të shumtë nga Rusia, Kina dhe Irani

Kreu i Shërbimit Informativ të Zvicrës paralajmëron: Këtu veprojnë spiunë të shumtë nga Rusia, Kina dhe Irani

Presidentja e Kosovës e pranishme në stadium, për t’i përcjellur “Dardanët”

Presidentja e Kosovës e pranishme në stadium, për t’i përcjellur “Dardanët”

Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar, u dëmtua barazia e palëve

Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar, u dëmtua barazia e palëve