Chelsea fundos Manchester Unitedin, triumfon 2-0 dhe e lë në vendin e 16-të në Premier League

Chelsea fundos Manchester Unitedin, triumfon 2-0 dhe e lë në vendin e 16-të në Premier League

Chelsea fundos Manchester Unitedin, triumfon 2-0 dhe e lë në vendin e 16-të në Premier League

Chelsea ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Manchester Unitedit, duke triumfuar me rezultat 2-0 në kuadër të Premier League dhe duke ia thelluar edhe më shumë krizën skuadrës nga Manchesteri.

Sponsor 3M Express

Londinezët arritën të sigurojnë tri pikët falë golave të Rogers dhe Palmer, të cilët vulosën fitoren e vendasve në këtë përballje.

Me këtë triumf, Chelsea ngjitet në pozitën e katërt të tabelës me 16 pikë të grumbulluara, duke vazhduar garën për pozitat e kreut.

Në anën tjetër, Manchester United po kalon një periudhë të vështirë, pasi pas kësaj humbjeje mbetet në vendin e 16-të me vetëm shtatë pikë.

Rezultatet e dobëta po shtojnë presionin mbi skuadrën angleze, e cila vazhdon të jetë larg pritshmërive të tifozëve dhe objektivave të klubit.

Në xhiron e ardhshme, Chelsea do të luajë në udhëtim ndaj Sunderlandit, ndërsa Manchester United do ta presë Aston Villan në Old Trafford, ku do të kërkojë rikthimin te rezultatet pozitive.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

A do të kthehen në punë 11 policët e suspenduar për rastin e Arlindës? Flet gazetarja Zogaj

A do të kthehen në punë 11 policët e suspenduar për rastin e Arlindës? Flet gazetarja Zogaj

Halloween në BBVK, festa në duart e të nominuarve: Kë do ta zgjedhin ata? (VIDEO)

Halloween në BBVK, festa në duart e të nominuarve: Kë do ta zgjedhin ata? (VIDEO)

“Bespremi” nisin hatërmbetjet e para – Dioni, Anjeza dhe Zoja tregojnë zgjedhjet e tyre për festën e Halloween-it

“Bespremi” nisin hatërmbetjet e para – Dioni, Anjeza dhe Zoja tregojnë zgjedhjet e tyre për festën e Halloween-it

Chelsea fundos Manchester Unitedin, triumfon 2-0 dhe e lë në vendin e 16-të në Premier League | Momenti