Çfarë thotë rregullorja e garave të FFK-së për një klub që nuk e zhvillon ndeshjen dhe çfarë rrezikon Vushtrria

FC Vushtrria rrezikon ta humbasë në tavolinë ndeshjen ndaj Ballkanit, pasi nuk u paraqit në fushë në përballjen e sotme (e shtunë), të vlefshme për javën e 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Moszhvillimi i ndeshjes vjen pas bojkotit të një grupi lojtarësh, për të cilin klubi nga Vushtrria reagoi ashpër, duke deklaruar se “klubi nuk shantazhohet nga askush”.

Tashmë, përveç situatës së krijuar brenda klubit, rasti mund të ketë pasoja edhe në aspektin sportiv, në varësi të vendimit të organeve kompetente të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Neni 35.1 i Rregullores së Garave të FFK-së përcakton se, nëse një klub refuzon të luajë, nuk paraqitet në stadium ose është përgjegjës për moszhvillimin e një ndeshjeje, plotësisht apo pjesërisht, në Albi Mall Superligë, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, përveç masave të tjera disiplinore, do ta shpallë ndeshjen të humbur në tavolinë, shkruan Telegrafi.

Kjo do të thotë se, nëse Vushtrria shpallet përgjegjëse për moszhvillimin e ndeshjes së sotme, ajo rrezikon ta humbasë takimin ndaj Ballkanit në tavolinë.

Rregullorja parasheh masa edhe më të rënda në rast se një situatë e tillë përsëritet. Nëse refuzimi për të luajtur ose mosparaqitja ndodh në më shumë se një ndeshje gjatë të njëjtit edicion, klubi përgjegjës përjashtohet nga gara, zbret të paktën një kategori më poshtë dhe në edicionin pasardhës i zbriten së paku gjashtë pikë.

Megjithatë, vendimi përfundimtar për rastin e Vushtrrisë i takon Komisionit të Disiplinës dhe Etikës të FFK-së, i cili duhet të vlerësojë rrethanat e moszhvillimit të ndeshjes dhe përgjegjësinë përkatëse.

Rasti vjen në një moment të vështirë për klubin vushtrrias, i cili ka pranuar se ka pasur vonesa në pagesat e lojtarëve, por ka theksuar se u kishte premtuar atyre ekzekutimin e pagave gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/

Lexo edhe

20 vjet karrierë dhe një album i ri, Dafina Zeqiri ndan pamje nga xhirimet

20 vjet karrierë dhe një album i ri, Dafina Zeqiri ndan pamje nga xhirimet

250 000 protestues kërkojnë garanci për pensionet shtetërore

250 000 protestues kërkojnë garanci për pensionet shtetërore

Momenti kur dy aeroplanë ushtarakë përplasen në ajër gjatë stërvitjeve në Filipine

Momenti kur dy aeroplanë ushtarakë përplasen në ajër gjatë stërvitjeve në Filipine

Çfarë thotë rregullorja e garave të FFK-së për një klub që nuk e zhvillon ndeshjen dhe çfarë rrezikon Vushtrria | Momenti