Çfarë ndodh në trup pas përdorimit të një cigareje elektronike? Nga rritja e pulsit te varësia nga nikotina

Cigaret elektronike shpesh konsiderohen alternativë më pak e dëmshme se duhani tradicional, por kjo nuk do të thotë se janë pa rrezik.

Sponsor 3M Express

Përdorimi i tyre mund të ndikojë në zemër, enët e gjakut dhe sistemin e frymëmarrjes, ndërsa nikotina mund të shkaktojë varësi, raporton Unilad.

Menjëherë pas thithjes, nikotina kalon përmes mushkërive në gjak dhe arrin shpejt në tru. Ajo mund të rrisë rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut, si dhe të nxisë çlirimin e dopaminës, duke krijuar një ndjesi të përkohshme kënaqësie.

Në të njëjtën kohë, aerosoli mund të irritojë fytin dhe rrugët e frymëmarrjes, duke shkaktuar kollë ose tharje të gojës.

Pas 10–30 minutash, efektet ndryshojnë në varësi të sasisë së nikotinës dhe reagimit të organizmit.

Nikotina mund të ngushtojë enët e gjakut dhe të shtojë ngarkesën mbi zemrën. Edhe kur efektet fillestare fillojnë të zbehen, ndikimi në sistemin kardiovaskular mund të zgjasë më shumë.

Rreth një orë më vonë, niveli i nikotinës në gjak bie gradualisht. Personat që kanë zhvilluar varësi mund të ndiejnë dëshirën për ta përdorur sërish cigaren elektronike, si dhe nervozizëm ose vështirësi në përqendrim.

Megjithatë, këto simptoma nuk shfaqen te të gjithë përdoruesit dhe varen nga shpeshtësia e konsumit.

Në afatgjatë, përdorimi i rregullt mund të shkaktojë varësi dhe të lidhet me probleme të frymëmarrjes dhe të qarkullimit të gjakut.

Edhe pse cigaret elektronike mund të ekspozojnë përdoruesit ndaj më pak substancave të dëmshme se cigaret tradicionale, efektet e tyre afatgjata ende po studiohen.

Nuk ka prova të mjaftueshme që përdorimi i tyre shkakton drejtpërdrejt bronkiolitin obliterans, i njohur edhe si “mushkëria e kokoshkave”. /Telegrafi/

Lexo edhe

Katër orë pritje në Jarinjë, dy orë në Merdar

Katër orë pritje në Jarinjë, dy orë në Merdar

Kapet në Turqi kosovari i kërkuar nga Gjermania, dyshohet për tri vepra penale

Kapet në Turqi kosovari i kërkuar nga Gjermania, dyshohet për tri vepra penale

Thyen heshtjen partnerja e Rinesa Qeriqit me një dedikim prekës

Thyen heshtjen partnerja e Rinesa Qeriqit me një dedikim prekës

Çfarë ndodh në trup pas përdorimit të një cigareje elektronike? Nga rritja e pulsit te varësia nga nikotina | Momenti