Çfarë deklarojnë inspektorja Vrenezi dhe investitori për mosekzekutimin e konkluzionit për rrënim?

Çfarë deklarojnë inspektorja Vrenezi dhe investitori për mosekzekutimin e konkluzionit për rrënim?

Çfarë deklarojnë inspektorja Vrenezi dhe investitori për mosekzekutimin e konkluzionit për rrënim?

“Gazetarja: E keni marrë një konksuluzion për rrënim në 2023-ën pse nuk e keni kry rrënimin?

Sponsor 3M Express

Vrenezi: Për çdo gjë mund të drejtoheni te zyra për media.

Gazetarja: Po pse nuk e keni kry rrënimin?

Vrenezi: Po s’ është, (nuk kuptohet) ty me të dhanë deklaratë.”

Ndërsa, për më shumë se dy vjet pas, më 25 nëntor 2025, inspektorja Vrenezi rezulton që t’i ketë shqiptuar vetëm një gjobë prej 200 euro duke u thirrur vetëm në mos respektim të projektit, por pa dhënë detaje të tjera.

Madje, në këtë dokument të siguruar nga “Dosja”, gjoba bazohet në procesverbalin e fundit të datës 19 korrik 2023, ndërsa nuk tregohet se çfarë ka ndodhur me konkluzionin për rrënim të datës 8 gusht 2023.

Berisha arsyetohet se rrënimet nuk kanë ndodhur nga ana e inspektores Vrenezi, pasi si investitorë kanë bërë vet eliminimin tejkalimeve të lejes ndërtimore.

Mirëpo, në shkresat që posedon “Dosja” nuk ekziston ndonjë procesverbal që konfirmon këtë.

Nëse ekziston një dokument i tillë, nuk e di as Berisha.

“Investitori Berisha: Na ka bo një proces është e vërtet, është e vërtet një proces na ka bo kjo Valbona na kemi dashtë kat me bo, po e kemi pa që nuk duhet nuk mujm edhe e kemi ndërpre, edhe jemi detyru prap me prish muret që i kemi bo dhe kemi hy brenda.

Gazetarja: E ka marrë Valbona një konksuluzion për rrënim, pse nuk është ekzekutuar ky konkluzioni

Investitori Berisha: Se e kemi ekzekutu vet na, vet, vet e kemi kry atë punë.

Gazetarja: Çka keni bo aty?

Investitori Berisha: Muret i kemi hek, na kemi mendu kat me bo, i kemi largu muret ka ardh vendimi që nuk lejohet, atëherë kemi hy qysh oshtë me ligj qysh na ka taku penthouse e kemi bo.

Gazetarja: Ani pse ju ka shqiptu gjobë pra tu u thirr pikërisht në konksuzion?

Investitori Berisha: Na ka shqiptu se na na kemi bo, na na, për shkak të tejkalimeve që i kemi bo edhe ka ardh në përfundim që ka ndodh tejkalime edhe për mos me ardh ata me prish, na vet i kemi prish.

Gazetarja: Por ama masi që ju po thoni konsklzuioni është marrë më 8 gusht 2023, ju po thoni që nuk ka ndodh rrënimi nga ana e saj për shkak që ju i keni eleminu tejkalimet e lejes ndërtimore, mirëpo gjoba që është dhënë më 25 dhjetor 2025 thirret pikërisht në procesverbalin e njëjtë që është thirr konkluzioni që ju në realitet nuk i keni eleminu tejkalimet e lejes ndërtimore. Pra thuhet në të njëjtin procesverbal dhe thotë që nuk i keni eleminu tejkalimet e lejes ndërtimore.

Investitori Berisha: Jo, jo na i kemi eleminu ato.

Gazetarja: Pse e keni pagu pra?

Investitori Berisha: E kemi pagu se kemi nis me punu nuk kemi pas të drejtë, edhe për qata gjobë kemi marrë a kupton.

Gazetarja: A ka ndonjë procesverbal që ju e posedoni që thotë që ju i keni eleminu qëto tejkalime?

Investitori Berisha: Nuk e di, nuk e di.

Burime të emisionit hulumtues “Dosja” brenda Komunës së Prizrenit kanë thënë se tejkalimet e kundërligjshme dyshohen të jenë mbi 1 mijë e 300 metra katror.

Mirëpo, në asnjë nga shkresat e inspektores Vrenezi, nuk përmenden matjet gjeodezike, se sa janë tejkalimet e lejes ndërtimore.

Poashtu të njëjtat burime kanë bërë me dije se për shkak të tejkalimeve ndërtimore, investitorët ende nuk janë pajisur me certifikatë për përdorim të objektit.

“ Investitori Berisha: Ja ja komplet jon, na ma së pari kemi pas shumë telajve me gjetjen e dokumentacionit aty, se ku e kanë burgos Shpresen se di për çfarë rasti kemi mbet, nuk ka mujt kërkush me hy në zyrën e saj se e kanë pas të ndalume. Llogarite ti.

Gazetarja: Pra ju i keni dergu matjet gjeodezike mas çdo pllake?

Investitori Berisha: Po,po patjetër, patjetër.

Gazetarja: A jeni pajisë me certifikatë për përdorim të objektit, me pranim teknik.

Investitori Berisha: Jo hala.

Gazetarja: Pse?

Investitori Berisha: E kemi bo kërkesën, oër shkak që e ka pas ajo Shpresa landën, ka mbet pa pranim teknik hala.

Gazetarja: A ju është refuzu pranimi teknik apo nuk është bë hala?

Investitori Berisha: Jo, jo nuk është refuzu, nuk është refuzu, kanë ardh një komision e kanë verifiku që duhet tia qësim dyert e garazhës poshtë, nuk ka qenë e kompletime ajo, edhe ka mbet me vazhdu me kry atë punë me ardh komisioni me kry atë punë. Po për shkak që shpresa ndodhi qysh ndodhi, e largun prej punës, edhe ka mbet ajo pa asi a e kry.

Gazetarja: Qe sa kohë nuk jeni pajisë me pranim teknik prej kur keni apliku?

Investitori Berisha: Uhh qe dy vjet ndoshta, 1 vjet e gjysmë.

Përkundër se banorët janë vendosur aty, objekti vazhdon të jetë pa pranim teknik.

Për këtë, “Dosja” ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga investitorët e tjerë, të cilat janë dhe pronar tokash, mirëpo nuk u janë përgjigjur thirrjeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dhoma e tregtisë: Protesta tkurri turizmin, anulim rezervimesh (VIDEO)

Dhoma e tregtisë: Protesta tkurri turizmin, anulim rezervimesh (VIDEO)

Ndryshime në udhëheqjen e KFOR-it, gjenerali turk Onur Çakıcı merr detyrën e zëvendëskomandantit

Ndryshime në udhëheqjen e KFOR-it, gjenerali turk Onur Çakıcı merr detyrën e zëvendëskomandantit

Osmanollaj lëshoi lejen e objektit të dytë, duke shfrytëzuar parcelat e objektit të parë që veçse ishte ndërtuar

Osmanollaj lëshoi lejen e objektit të dytë, duke shfrytëzuar parcelat e objektit të parë që veçse ishte ndërtuar