Feronikeli 74 ka marrë tri pikë të mëdha në javën e 13-të të Superligës së Kosovës, duke mposhtur Ballkanin me rezultat 1-0.

Heroi i skuadrës vendase ishte Ibrahim Cërvadiku, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 91-të, duke i dhënë fitoren e merituar Feronikelit.
Feronikeli zhvilloi një paraqitje shumë të mirë dhe me lojën e treguar gjatë takimit, e meritoi plotësisht triumfin ndaj një kundërshtari të fortë si Ballkani.
Me këtë fitore, Feronikeli ngjitet në pozitën e shtatë me 15 pikë, vetëm katër më pak se Ballkani, që renditet në vendin e katërt me 19 pikë.




