Certifikata e skaduar dyshohet se u ndryshua për tenderin e barnave, aktakuzë ndaj drejtorit dhe kompanisë

Certifikata e skaduar dyshohet se u ndryshua për tenderin e barnave, aktakuzë ndaj drejtorit dhe kompanisë

Certifikata e skaduar dyshohet se u ndryshua për tenderin e barnave, aktakuzë ndaj drejtorit dhe kompanisë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj J.P. dhe një personi juridik, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Sponsor 3M Express

Sipas aktakuzës, më 19 janar 2024, J.P., në cilësinë e drejtorit dhe personit përgjegjës të kompanisë “M… P…” SH.P.K., dyshohet se ka paraqitur dokumentacion të rremë gjatë ofertimit në një aktivitet të prokurimit të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë.

Aktiviteti i prokurimit kishte të bënte me “Furnizim me material shpenzues medicinal nga LE (Lista Esenciale)”, ndërsa grupi i operatorëve ekonomikë kishte paraqitur oferta për Lotin 1, në vlerë prej 344 mijë e 955.77 eurosh, dhe Lotin 3, në vlerë prej 169 mijë e 12.36 eurosh.

Sipas Prokurorisë, në dokumentacionin e ofertës ishte përfshirë certifikata ISO 13485:2016, me numër 47014, e lëshuar nga autoriteti certifikues “NQA” për prodhuesin “Forlong Medical Co., Ltd” nga Kina. Dokumenti ishte paraqitur si dëshmi për përmbushjen e kriterit të dytë të dosjes së tenderit, që lidhet me kapacitetet teknike dhe profesionale.

Megjithatë, sipas aktakuzës, certifikata kishte skaduar dhe ishte anuluar në tetor të vitit 2022. Prokuroria dyshon se në dokumentin e paraqitur ishte ndryshuar edhe data e vlefshmërisë, nga 18 tetor 2022 në 18 tetor 2024.

Sipas organit të akuzës, përmes paraqitjes së këtij dokumenti, J.P. dyshohet se ka shkelur me dashje rregullat e prokurimit publik, me qëllim që ta vinte në lajthitje autoritetin kontraktues lidhur me përmbushjen e kritereve të tenderit dhe të ndikonte në vlerësimin e ofertës për dhënien e kontratës, në interes të kompanisë “M… P…” SH.P.K.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës kompetente që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale që u vihet në barrë. Po ashtu, ka kërkuar që atyre t’u shqiptohet ndalimi i pjesëmarrjes në procedurat e prokurimit publik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Gjermania riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës, Merz: BE-ja duhet të zgjerohet

Gjermania riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës, Merz: BE-ja duhet të zgjerohet

Ndahet nga jeta në moshë të re artistja Rinesancë

Ndahet nga jeta në moshë të re artistja Rinesancë

NATO “zbarkon” në Ukrainë, në fokus ndihma ushtarake

NATO “zbarkon” në Ukrainë, në fokus ndihma ushtarake