Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit dhe mundësitë për avancimin e tij.
Luksemburgu është partner i rëndësishëm i Kosovës në zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional. Përmes projekteve të financuara nga Qeveria e Luksemburgut dhe të zbatuara nga agjencia LuxDev, bashkëpunimi përfshin mbështetjen e arsimit dual, lidhjen e shkollave profesionale me bizneset dhe zhvillimin e shkathtësive në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

“Takimi shërbeu për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve arsimore të të dyja vendeve”, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Burimi: RTKLive




