Carrick shpëton përkohësisht, Man Unitedi i jep edhe një shans

Carrick shpëton përkohësisht, Man Unitedi i jep edhe një shans

Carrick shpëton përkohësisht, Man Unitedi i jep edhe një shans

Vendimi është marrë pas bisedimeve mes trajnerit dhe drejtuesve të klubit, në një kohë kur presioni ndaj tij është rritur ndjeshëm për shkak të rezultateve të dobëta.

Manchester Unitedi pësoi humbje të thellë 3:0 në shtëpi nga Bournemouthi gjatë fundjavës, duke e çuar në tetë numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore në të gjitha garat.

Sponsor 3M Express

Megjithatë, drejtuesit e klubit kanë vendosur që Carrick të mbetet në detyrë për udhëtimin në “Stamford Bridge”, ndërsa e ardhmja e tij do të rishqyrtohet pas kësaj përballjeje.

Sipas raportimeve, Eddie Howe dhe Julian Nagelsmann janë dy kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar anglezin në mënyrë të përhershme. Megjithatë, klubi nuk pritet të emërojë një trajner të ri në një afat kaq të shkurtër, ndaj vendimi përfundimtar mund të merret pas ndeshjes me Chelsean.

Howe raportohet se është i gatshëm të diskutojë mundësinë e marrjes së drejtimit të “Djajve të Kuq”, por një marrëveshje e tillë do t’i kushtonte Manchester Unitedit rreth gjashtë milionë funte kompensim për Newcastle Unitedin, ish-klubin e tij.

Pas përballjes me Chelsean, Unitedi do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje në shtëpi para pushimit ndërkombëtar të nëntorit, kundër Aston Villës dhe Romës.

Për Carrickun, ndeshja ndaj Chelseat mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij në “Old Trafford”, pasi skuadra duhet të reagojë pas serisë negative të rezultateve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Një person humb jetën në vendin e punës në Istog

Një person humb jetën në vendin e punës në Istog

Sophie Turner shfaqet në ceremoninë e “Topit të Artë”, me flokët e errët duket e panjohur

Sophie Turner shfaqet në ceremoninë e “Topit të Artë”, me flokët e errët duket e panjohur

Superkompjuteri parashikon fituesit e Topit të Artë për 10 vitet e ardhshme, befason me emrat

Superkompjuteri parashikon fituesit e Topit të Artë për 10 vitet e ardhshme, befason me emrat