Trajneri i Manchester United Michael Carrick, ka folur pas humbjes nga Bournemouth për situatën e tij, duke sqaruar se momentet e pas ndeshjes me tifozët, nuk ishin lamtumirë prej tij.

Ai pranoi se po përjeton emocione të përziera, ndërsa shprehu keqardhje për lojtarët dhe vlerësim për mbështetjen që ka marrë.
“Nuk ishte një lamtumirë nga ana ime. Kisha emocione të përziera. Më vjen keq për lojtarët”, deklaroi Carrick.
Carrick gjithashtu falënderoi përkrahësit për mbështetjen, por pranoi se situata aktuale është e vështirë, pasi rezultatet dhe paraqitjet e skuadrës nuk kanë qenë në nivelin e kërkuar, transmeton Klankosova.tv.
“E vlerësoj shumë mbështetjen, por kjo është situata në të cilën ndodhemi. Nuk kemi pasur rezultatet dhe paraqitjet e duhura”, përfundoi ai.




