Carrick i jep lamtumirën Manchester Unitedit me një letër për tifozët: Do të jem gjithmonë krenar

Carrick i jep lamtumirën Manchester Unitedit me një letër për tifozët: Do të jem gjithmonë krenar

Carrick i jep lamtumirën Manchester Unitedit me një letër për tifozët: Do të jem gjithmonë krenar

Michael Carrick ka shkruar një letër emocionuese lamtumirëse për tifozët e Manchester United, pas largimit nga drejtimi i klubit, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen që mori gjatë kohës së tij në krye të skuadrës.

Sponsor 3M Express

Në letrën e publikuar, Carrick ka falënderuar tifozët, stafin teknik dhe lojtarët, duke theksuar se drejtimi i një klubi si Manchester United ishte një privilegj i jashtëzakonshëm për të.

Ai ka vlerësuar veçanërisht përkrahjen e tifozëve, edhe në periudhën kur rezultatet nuk ishin në nivelin e pritur.

“Ju më keni dhuruar vetëm dashuri dhe mbështetje, pikërisht në çaste kur gjëja më e lehtë do të ishte të kthenit shpinën. Kjo vlen më shumë se një apo dy fitore”, ka shkruar Carrick.

Ai ka theksuar se Manchester United do të mbetet gjithmonë pjesë e rëndësishme e jetës së tij dhe se do të vazhdojë ta mbështesë klubin edhe pas largimit.

“Nuk dëshiroj asgjë tjetër veçse sukses për Manchester United-in. Ky klub ka qenë një pjesë kaq e rëndësishme e jetës sime dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, ka përfunduar ai, duke shtuar se tash e tutje do të jetë në tribuna, duke i mbështetur lojtarët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pacientët me kancer mbesin pa terapi, deputeti i VV-së tallet me kritikët

Pacientët me kancer mbesin pa terapi, deputeti i VV-së tallet me kritikët

Akili zbulon se që 7 vjet është “single”: E kam humbur sensin e flirtimit (VIDEO)

Akili zbulon se që 7 vjet është “single”: E kam humbur sensin e flirtimit (VIDEO)

Deputeti i VV-së paralelizon vdekjet e pacientëve gjatë qeverisjeve të ndryshme

Deputeti i VV-së paralelizon vdekjet e pacientëve gjatë qeverisjeve të ndryshme