Cakolli për Sejdiun: Kosovës nuk i bëhet nder që President të jetë dikush që ndryshon qëndrimet

Cakolli për Sejdiun: Kosovës nuk i bëhet nder që President të jetë dikush që ndryshon qëndrimet

Cakolli për Sejdiun: Kosovës nuk i bëhet nder që President të jetë dikush që ndryshon qëndrimet

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar pas deklaratës së Bekim Sejdiut, i cili e ka rikonfirmuar tërheqjen nga kandidatura për President të Kosovës, pasi emri i tij u përmend sot nga kryeministri Albin Kurti.

Sponsor 3M Express

Cakolli ka thënë se, edhe nëse partitë politike do të arrinin një marrëveshje për zgjedhjen e Sejdiut, një rikthim i tij në garë do të ishte problematik.

Këtë e ka lidhur me ndryshimin e qëndrimeve për shkak të zhvillimeve politike, transmeton Klankosova.tv

“Tash që profesor Bekim Sejdiu e paska rikonfirmuar tërheqjen nga kandidatura presidenciale, edhe sikur partitë të arrinin ndërkohë marrëveshje për zgjedhjen e tij, Kosovës nuk do t’i bënte nder që President të bëhej dikush që i ndryshon qëndrimet për shkak të “zhvillimeve” politike apo me kërkesë të liderëve partiakë” – ka shkruar ai në Facebook.

Lexo edhe

Organizatori i protestës: Regjimi i Kurtit nuk e ka gjatë, do t’i mbushim sheshet

Organizatori i protestës: Regjimi i Kurtit nuk e ka gjatë, do t’i mbushim sheshet

Zgjedhjet në Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 4.518 qytetarë, dalja arrin në 27,81%

Zgjedhjet në Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 4.518 qytetarë, dalja arrin në 27,81%

Haliti flet për sulmuesit më të dalluar të periudhës së tij si dhe bashkëlojtarët me të cilët formoi dyshe në mbrojtje

Haliti flet për sulmuesit më të dalluar të periudhës së tij si dhe bashkëlojtarët me të cilët formoi dyshe në mbrojtje

Cakolli për Sejdiun: Kosovës nuk i bëhet nder që President të jetë dikush që ndryshon qëndrimet | Momenti