“Buxhet i mbijetesës”, Gërxhaliu: Kosova, shtet i varur nga importi dhe ndihmat sociale (VIDEO)

“Buxhet i mbijetesës”, Gërxhaliu: Kosova, shtet i varur nga importi dhe ndihmat sociale (VIDEO)

“Buxhet i mbijetesës”, Gërxhaliu: Kosova, shtet i varur nga importi dhe ndihmat sociale (VIDEO)

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu e ka quajtur buxhet të mbijetesës, buxhetin për vitin e ardhshëm.

Sponsor 3M Express

Në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova, eksperti i ekonomisë ka thënë se rritja e buxhetit nuk është reale, pasi sipas tij, shifrat kanë ndryshuar për shkak të rritjes së inflacionit.  

“Kosova të mos krekoset me numra, por me substancë, por pyetja duhet të jetë se sa do të dimë të shfrytëzojmë, sa do të arrijmë ta kthejmë në investime dhe zhvillim ekonomik. Është buxhet i mbijetesës.”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai ka marrë si shembull edhe buxhetin për këtë vit ku ishin paraparë afër 1 miliard euro për projekte kapitale, mirëpo vetë, 30% prej tyre janë shpenzuar.  

“Sektori privat po ngulfatet dhe krijimi i vendeve të reja të punës do të jetë shumë më i vogël…Do të jetë vështirë për të mbijetuar në këto rrethana.”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka kritikuar për varësinë nga importi dhe fokusin e institucioneve te ndihmat sociale.  

“E keqja që po i ndodh Kosovës është se jemi shndërruar në një shtet të varur nga importi. Në rend të dytë jemi shndërruar në një shtet që jetojmë nga ndihmat sociale dhe ajo nuk është zgjidhje. Dhe, e treta, sektori privat përkundër kontributit që ka dhënë dhe është duke dhënë duhet të jetë më tepër i orientuar në ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë kosovare. Ka të bëjë me menaxhim, me standartizim, me certifikim. Kohëve të fundit kemi skandale të shumta sa i përket prodhimit.”, ka shtuar ish-kreu i OEK-ut. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Presidentja Shiroka Pula priti në takim Shefin e EULEX-it, Antero Lopes

Presidentja Shiroka Pula priti në takim Shefin e EULEX-it, Antero Lopes

Kosova mbetet pa një titullar për ndeshjet e nëntorit

Kosova mbetet pa një titullar për ndeshjet e nëntorit

Shiroka Pula pret në takim shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit

Shiroka Pula pret në takim shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit

“Buxhet i mbijetesës”, Gërxhaliu: Kosova, shtet i varur nga importi dhe ndihmat sociale (VIDEO) | Momenti