Bukele mohon se trupat e gjetur në Haiti janë të katër ushtarëve salvadorianë të zhdukur

Bukele mohon se trupat e gjetur në Haiti janë të katër ushtarëve salvadorianë të zhdukur

Bukele mohon se trupat e gjetur në Haiti janë të katër ushtarëve salvadorianë të zhdukur

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka deklaruar se katër trupat e dorëzuar të shtunën te forcat salvadoriane në Haiti nuk u përkasin ushtarëve të zhdukur pas një prite pranë kryeqytetit Port-au-Prince, raporton Reuters përcjell Dukagjini.

“Ata nuk janë njerëzit tanë”, shkroi Bukele në platformën X, duke kundërshtuar një raportim të The New York Times, sipas të cilit trupat e gjetur besohej se ishin të katër ushtarëve salvadorianë.

Sponsor 3M Express

Ushtarët u zhdukën të dielën e kaluar, pasi automjeti i tyre i blinduar u sulmua dhe mori flakë në periferi të Port-au-Prince. Ata kishin dalë nga automjeti, ndërsa po ktheheshin nga një treg drejt bazës së tyre.

Sipas Bukeles, mes trupave të dorëzuar ishin një fëmijë, një burrë dukshëm më i gjatë se ushtarët salvadorianë dhe një ushtar nga një shtet tjetër. Ai publikoi edhe fotografi të një dokumenti identifikimi të një ushtari nga Çadi.

Gjatë javës, presidenti kishte deklaruar se katër ushtarët po mbaheshin nga bandat dhe se El Salvadori kishte nisur një operacion ushtarak për t’i kthyer të padëmtuar. Më pas, në Haiti u dërguan trupa shtesë salvadoriane për të mbështetur kërkimet dhe operacionet e sigurisë.

Sipas Reutersit, prita ishte sulmi i parë i madh ndaj Forcës për Shtypjen e Bandave, një mision shumëkombësh i autorizuar nga OKB-ja, që nga nisja e operacioneve të saj në Haiti këtë vit. Misioni nuk pranoi të komentonte për rastin.

Asnjë grup nuk e ka marrë publikisht përgjegjësinë. Mediat lokale e kanë lidhur sulmin me bandat që veprojnë në zonë, përfshirë grupet e armatosura Chen Mechan dhe 400 Mawozo.

Misioni ka rreth 2.000 trupa në terren, ndjeshëm nën kufirin e autorizuar prej 5.500 pjesëtarësh. Ndërkohë, bandat kanë zgjeruar kontrollin mbi pjesë të mëdha të Port-au-Prince që nga vrasja e presidentit Jovenel Moïse më 2021, ndërsa dhuna ka zhvendosur rreth 1,4 deri në 1,5 milion njerëz.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Çfarë surprizash pritet të sjellë edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova? (VIDEO)

Çfarë surprizash pritet të sjellë edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova? (VIDEO)

“SOL” sjell në fokus famën, jetën private të fytyrave publike dhe paragjykimet (VIDEO)

“SOL” sjell në fokus famën, jetën private të fytyrave publike dhe paragjykimet (VIDEO)

Bukele mohon se trupat e gjetur në Haiti janë të katër ushtarëve salvadorianë të zhdukur | Momenti