Bruce Blakeman drejt garës për guvernator në Nju Jork, vlerëson kontributin e shqiptarëve

Bruce Blakeman drejt garës për guvernator në Nju Jork, vlerëson kontributin e shqiptarëve

Bruce Blakeman drejt garës për guvernator në Nju Jork, vlerëson kontributin e shqiptarëve

Bruce Blakeman, drejtues i ekzekutivit të Qarkut Nassau dhe kandidat republikan për guvernator të Nju Jorkut në zgjedhjet e 3 nëntorit 2026, e ka vënë theksin në marrëdhëniet me komunitetet lokale, përfshirë atë shqiptaro-amerikan, i cili prej dekadash luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e bizneseve, arsimit dhe jetës publike.

Sponsor 3M Express

Në prag të zgjedhjeve, siguria publike, ekonomia, taksat dhe kostoja e jetesës pritet të jenë ndër çështjet që do të ndikojnë në debatin politik dhe në vendimmarrjen e votuesve. Për familjet shqiptaro-amerikane, të cilat kanë investuar ndër vite në biznese, arsim dhe mirëqenien e brezave të rinj, këto tema kanë rëndësi të drejtpërdrejtë, shkruan BalkanWeb, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë drejtimit të Qarkut Nassau, Blakeman ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar, ku janë diskutuar arritjet e shqiptarëve në sipërmarrje, arsim dhe jetën publike, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit me institucionet vendore.

Në këto kontakte është vlerësuar kontributi i shqiptarëve në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të rajonit. Dialogu mes institucioneve dhe organizatave shqiptaro-amerikane krijon hapësira për të trajtuar çështje që prekin drejtpërdrejt familjet, bizneset dhe jetën e përditshme të komunitetit.

Siguria publike është ndër prioritetet që Blakeman ka promovuar gjatë drejtimit të Qarkut Nassau. Ai ka mbështetur forcimin e institucioneve të zbatimit të ligjit dhe investimet në strukturat policore, duke e vendosur sigurinë e banorëve në qendër të qasjes së tij qeverisëse.

Mbështetësit e tij e konsiderojnë këtë qëndrim një element të rëndësishëm të platformës së kandidatit republikan për guvernator. Blakeman gjithashtu kundërshton politikat e qyteteve që kufizojnë bashkëpunimin me autoritetet federale në zbatimin e ligjeve të emigracionit.

Për komunitetin shqiptaro-amerikan, siguria në lagje, shkolla dhe ambiente biznesi mbetet një çështje me rëndësi të veçantë. Në të njëjtën kohë, ekonomia, taksat dhe përballimi i kostos së jetesës janë tema që prekin drejtpërdrejt familjet dhe sipërmarrësit shqiptarë në Nju Jork.

Lexo edhe

Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

Plagoset një person në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

Plagoset një person në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

Bruce Blakeman drejt garës për guvernator në Nju Jork, vlerëson kontributin e shqiptarëve | Momenti