Britania dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tregtinë dhe lëvizjen e të rinjve

Britania dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tregtinë dhe lëvizjen e të rinjve

Britania dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tregtinë dhe lëvizjen e të rinjve

Britania dhe Bashkimi Evropian arritën marrëveshje për lehtësimin e tregtisë së ushqimeve dhe nxitjen e lëvizjes së të rinjve – me qëllim rivendosjen e marrëdhënieve – gjatë një samiti të premten; megjithatë, ato e shtynë vendimin për tarifat e studimeve universitare dhe lanë të hapura diskutimet më të gjera mbi marrëdhëniet e tyre afatgjata.

Sponsor 3M Express

Një dekadë pasi Britania votoi për t’u larguar nga blloku, i cili tashmë përbëhet nga 27 shtete, tensionet janë zbutur. Të dyja palët e kuptojnë nevojën për një aleancë më të ngushtë, në një kohë kur rendi botëror po ndryshon formë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, tarifave tregtare të SHBA-së, dominimit të Kinës në zinxhirët e furnizimit me minerale kritike, si dhe luftës në Iran, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Marrëveshja që kemi arritur së bashku është fitore për të dyja palët,” deklaroi kryeministri britanik, Andy Burnham, në një konferencë për shtyp pas samitit.

Palët ranë dakord për procedurat e kontrollit të ushqimeve, lëvizshmërinë e të rinjve dhe skemat e tregtimit të emetimeve, por shtynë me gjashtë muaj marrëveshjen për uljen e tarifave universitare – një çështje që BE-ja e kërkon, por ndaj së cilës Britania ka shfaqur rezistencë.

Lexo edhe

Si e “disiplinoi” kryeparlamentari i ri serb Vuçiqin në Kuvendin e Serbisë

Si e “disiplinoi” kryeparlamentari i ri serb Vuçiqin në Kuvendin e Serbisë

“Duhet të superduartrokitet”, Rudina dhe Resuli komentojnë lojën e Arlindës (VIDEO)

“Duhet të superduartrokitet”, Rudina dhe Resuli komentojnë lojën e Arlindës (VIDEO)

Penélope Cruz rikthehet me film të ri, në qendër të historisë dhuna në familje

Penélope Cruz rikthehet me film të ri, në qendër të historisë dhuna në familje