Britania e Madhe do të dërgojë avionë luftarakë RAF Typhoon në misione mbrojtëse për të ndihmuar Arabinë Saudite në përballimin e sulmeve të rebelëve Huthi, raportoi të martën Bloomberg, duke cituar zyrtarë britanikë të njohur me çështjen.
Sipas raportimit, avionët do të angazhohen në mbrojtjen e qyteteve dhe infrastrukturës saudite nga sulmet ajrore të rebelëve Huthi, të cilët mbështeten nga Irani.

Përveç avionëve luftarakë, Britania planifikon të ofrojë edhe një avion transporti ushtarak Atlas A400M, si dhe këshilltarë ushtarakë, në kuadër të mbështetjes për mbrojtjen e Arabisë Saudite.
Burimi: Dukagjini




