Breshëri plumbash mbi një shtëpi në Obiliq – sulmuesit dyshohet se shtinë me kallashnikov, ikën me motor katërrotësh drejt Fushë Kosovës

Një shtëpi në Obiliq është bërë cak i të shtënave me armë zjarri pas mesnatës, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë shtënë disa herë në drejtim të saj, duke goditur dritaret, derën e hyrjes dhe një kondicioner. Sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një motor katërrotësh.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 29 tetor, rreth orës 00:45, në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rastin e ka denoncuar pronari i shtëpisë, Bekim Rexhepi, 51 vjeçar, i cili ka njoftuar Policinë se persona të panjohur kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.

Nga të shtënat është goditur dritarja e katit të dytë, dera e hyrjes në katin e parë, si dhe një kondicioner i vendosur në katin e sipërm.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur tetë gëzhoja të armës së gjatë, që dyshohet të jenë të një kallashnikovi AK-47.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se pas të shtënave, personat e dyshuar janë larguar në drejtim të Fushë Kosovës, duke përdorur një motor me katër rrota.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar, ndonëse plumbat kanë goditur disa pjesë të objektit të banimit.

Njësitë policore kanë kryer veprimet e nevojshme në vendngjarje, ndërsa rasti është iniciuar për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Identiteti i personave të dyshuar dhe motivi i të shtënave mbeten ende të panjohur, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Arbnor Aliu, pika e ndritshme e Llapit beson në kualifikimi në Evropë këtë sezon

Arbnor Aliu, pika e ndritshme e Llapit beson në kualifikimi në Evropë këtë sezon

Pas rënies së Vuçiqit, televizioni shtetëror i Serbisë u kërkon falje qytetarëve “për propagandën”

Pas rënies së Vuçiqit, televizioni shtetëror i Serbisë u kërkon falje qytetarëve “për propagandën”

E dhimbshme: Ky është 55-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Skenderaj derisa po rregullonte çezmën e ujit

E dhimbshme: Ky është 55-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Skenderaj derisa po rregullonte çezmën e ujit