Qytetarët në Brazil po votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një garë tejet të ngushtë mes presidentit aktual të majtë, Luiz Inacio Lula da Silva, dhe senatorit të së djathtës, Flavio Bolsonaro.

Lula, 80 vjeç, i cili synon një mandat të katërt jo të njëpasnjëshëm, e ka përshkruar këtë garë si një “betejë për demokracinë” dhe sovranitetin e vendit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Në anën tjetër, Flavio Bolsonaro, 45 vjeç, djali i ish-presidentit Jair Bolsonaro vjen me epërsi pas fitores në raundin e parë dhe ka premtuar luftë të ashpër kundër krimit të organizuar, ulje taksash dhe lirim për babain e tij të dënuar me burg.
Historiku zgjedhor në Brazil luan në favor të djalit të Bolsonaros, pasi asnjë kandidat që ka fituar raundin e parë nuk e ka humbur balotazhin.
Megjithatë, mbështetësit e Lulës shpresojnë në përmbysje duke synuar votat e mbi 33 milionë qytetarëve që nuk votuan në tetor.
Rezultatet e para zyrtare pritet të dalin sonte, me Lulën që do t’i ndjekë ato nga São Paulo dhe Bolsonaron nga kryeqyteti Brasília.




