Brajshori e quan të kotë seancën për vrasjen e Arlinda Zekajt: Shkojnë e marrin nga një mëditje dhe asgjë askujt

Sociologu Jeton Brajshori ka kritikuar reagimin institucional ndaj vrasjeve të grave në Kosovë, duke thënë se ato po shndërrohen në një dukuri që po normalizohet në shoqëri.

Duke komentuar protestën e thirrur pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, si dhe seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Brajshori ka vlerësuar se partitë politike nuk duhet të përfshihen në protesta, pasi, sipas tij, e kanë pasur mundësinë ta dëshmojnë përkushtimin e tyre.

Sponsor 3M Express

Ai e ka cilësuar seancën e Kuvendit si të panevojshme, duke shprehur bindjen se ajo nuk do të sjellë ndryshime konkrete, por do të shërbejë vetëm për mëditjet e deputetëve.

“Asnjë parti të mos lejohet të marrë pjesë në protesta. Se kanë pas rastin ta tregojnë vetën. Së dyti, po e shoh që është një seanca, për mua është një seanca koti. Ku deputetët do të shkojnë të marrin nga një mëditje dhe asgjë askujt. Do të përfundoj me kaq. Të gjitha mekanizmat në dorë dhe na ndodhin vrasje pothuajse çdo javë. Këto vrasje të grave kanë filluar të shndërrohen në normalitet”, ka deklaruar Brajshori në Five të TV Dukagjinit.

Ndërkohë, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur protestë kombëtare për të mërkurën, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Kolektivi u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës për të kërkuar mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave në Kosovë.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

E paralajmëruan vdekjen – kërkuan mbrojtje nga shteti, por përfunduan të vrara (VIDEO)

E paralajmëruan vdekjen – kërkuan mbrojtje nga shteti, por përfunduan të vrara (VIDEO)

“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës

“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës

Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët

Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët

Brajshori e quan të kotë seancën për vrasjen e Arlinda Zekajt: Shkojnë e marrin nga një mëditje dhe asgjë askujt | Momenti