BQK-ja ligjëron para nxënësve në Dragash për edukimin financiar dhe sigurinë kibernetike

BQK-ja ligjëron para nxënësve në Dragash për edukimin financiar dhe sigurinë kibernetike

BQK-ja ligjëron para nxënësve në Dragash për edukimin financiar dhe sigurinë kibernetike

Përfaqësues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) kanë mbajtur një ligjëratë edukative për nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash, me fokus në edukimin financiar dhe sigurinë kibernetike.

Sponsor 3M Express

Aktiviteti është organizuar në kuadër të Ditës Botërore të Kursimeve dhe Muajit të Ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike, me qëllim informimin e nxënësve për rëndësinë e kursimit, menaxhimit të parasë dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Ligjërata është mbajtur nga këshilltari i Guvernatorit të BQK-së, Albert Spahiu, së bashku me zyrtaren për Edukim Financiar, Zana Isufi, dhe zyrtaren për Siguri Kibernetike, Arbenita Bequku.

Gjatë aktivitetit, nxënësit e drejtimeve profesionale Banka dhe Financa dhe Teknologji Informative janë njohur me konceptet themelore të parasë, dallimin ndërmjet nevojave dhe dëshirave, rëndësinë e kursimit dhe mënyrat e menaxhimit të buxhetit personal.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe sigurisë në internet, përfshirë kujdesin gjatë blerjeve online, mbrojtjen e të dhënave personale dhe identifikimin e rreziqeve në mjedisin digjital.

Përmes shembujve praktikë dhe një kuizi interaktiv, nxënësit kanë pasur mundësi të testojnë njohuritë e tyre dhe të mësojnë më shumë për rëndësinë e vendimeve të përgjegjshme financiare dhe sigurisë kibernetike.

Nga ShML “Ruzhdi Berisha” kanë vlerësuar bashkëpunimin me BQK-në, duke e cilësuar si një kontribut të rëndësishëm në edukimin e nxënësve, zhvillimin e shprehive të shëndosha financiare dhe rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e të dhënave personale./Telegrafi.

Lexo edhe

Vrasja e Arlinda Zekajt, Policia po kërkon Albert Sylajn në zonën mes Gjakovës dhe Deçanit

Vrasja e Arlinda Zekajt, Policia po kërkon Albert Sylajn në zonën mes Gjakovës dhe Deçanit

Trump ironizon me 5000 dollarë: Mund të blesh vetëm një hamburger në Mar-a-Lago

Trump ironizon me 5000 dollarë: Mund të blesh vetëm një hamburger në Mar-a-Lago

Sensacion në Angli: Skuadra e ligës së katërt trondit Arsenalin dhe siguron çerekfinalen

Sensacion në Angli: Skuadra e ligës së katërt trondit Arsenalin dhe siguron çerekfinalen