Bozhinovska: Interkonektori i gazit me Greqinë do të përfundojë në vitin 2027, lidhja me Serbinë planifikohet për vitin 2028

Bozhinovska: Interkonektori i gazit me Greqinë do të përfundojë në vitin 2027, lidhja me Serbinë planifikohet për vitin 2028

Bozhinovska: Interkonektori i gazit me Greqinë do të përfundojë në vitin 2027, lidhja me Serbinë planifikohet për vitin 2028

Maqedonia e Veriut po i intensifikon aktivitetet për ndërtimin e interkoneksioneve të reja të gazit me vendet fqinje, me qëllim që të sigurojë siguri më të madhe energjetike, diversifikim të burimeve të furnizimit dhe lidhje më të mirë me tregjet rajonale të energjisë. Ndërtimi i lidhjes së gazit me Greqinë po përparon, ndërsa përfundimi i segmentit maqedonas pritet deri në mesin e vitit 2027, kurse lidhja me Serbinë është planifikuar për vitin 2028.

Sponsor 3M Express

Këtë e theksoi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në takimin ministror të Nismës për Ndërlidhje Energjetike të Evropës Qendrore dhe Juglindore (CESEC), i cili u mbajt në Zagreb, në prani të ministrave nga rajoni dhe përfaqësuesve të institucioneve evropiane.

Sipas Bozhinovskës, realizimi i dy projekteve infrastrukturore do të paraqesë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të pozitës së vendit në rrjetin rajonal të gazit dhe lidhjes së tij me Korridorin Vertikal të Gazit.

Me ndërtimin e interkoneksioneve të reja do të krijohen parakushte teknike për qasje në më shumë burime dhe drejtime të furnizimit me gaz natyror, duke e zvogëluar varësinë nga një drejtim dominues furnizimi.

“Siguria energjetike sot është domosdoshmëri, e jo vetëm përcaktim strategjik”, porositi ministrja, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe investimeve me kohë në infrastrukturën energjetike.

Interkonektori i gazit me Greqinë është veçanërisht i rëndësishëm sepse duhet të mundësojë një drejtim shtesë furnizimi për tregun maqedonas, përfshirë edhe qasje të mundshme në gazin natyror që arrin përmes infrastrukturës greke të gazit dhe terminaleve të gazit natyror të lëngshëm (LNG).

Nga ana tjetër, lidhja e planifikuar e gazit me Serbinë duhet ta forcojë më tej integrimin rajonal dhe të krijojë kushte për fleksibilitet më të madh në transportin dhe furnizimin me gaz natyror.

Në takimin ministror në Zagreb, përveç ndërlidhjes infrastrukturore, është diskutuar edhe për modernizimin dhe integrimin e tregjeve energjetike, përshpejtimin e investimeve në burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe zhvillimin e teknologjive të reja që mund të kontribuojnë në tranzicionin energjetik.

Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për përdorimin e hidrogjenit si energjent në sistemin energjetik të së ardhmes.
Në këtë drejtim, Bozhinovska informoi se Maqedonia e Veriut tashmë e ka përgatitur studimin e saj të parë kombëtar për hidrogjenin, me çka vendoset baza për shqyrtimin e mëtejshëm të potencialit për prodhimin, transportin dhe përdorimin e këtij energjenti.

Ministrja theksoi se zhvillimi i infrastrukturës së re energjetike duhet të shoqërohet me reforma dhe masa për rritjen e rezistencës së sistemit energjetik ndaj ndryshimeve klimatike.

Sipas saj, investimet e ardhshme duhet të orientohen jo vetëm në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e lidhshmërisë rajonale, por edhe në krijimin e një sistemi energjetik më të sigurt, më fleksibil dhe më të qëndrueshëm.

Qëllimi përfundimtar i projekteve infrastrukturore dhe reformave është sigurimi i furnizimit stabil dhe të sigurt me energji për qytetarët, si dhe krijimi i kushteve më të favorshme dhe më të parashikueshme për funksionimin e kompanive vendore.

Me përfundimin e planifikuar të interkonektorit me Greqinë në vitin 2027 dhe lidhjen me Serbinë në vitin 2028, Maqedonia e Veriut synon ta forcojë rolin e saj në infrastrukturën energjetike rajonale dhe ta zvogëlojë cenueshmërinë ndaj ndërprerjeve apo çrregullimeve të mundshme në furnizimin me gaz natyror.

Lexo edhe

Pas largimit të Ronaldos, Jorge Jesus zbulon pesë kandidatët për shiritin e kapitenit te Portugalia

Pas largimit të Ronaldos, Jorge Jesus zbulon pesë kandidatët për shiritin e kapitenit te Portugalia

Kosova aplikon për anëtarësim në SEPA, Ismaili: 55 milionë euro kursime në vit

Kosova aplikon për anëtarësim në SEPA, Ismaili: 55 milionë euro kursime në vit

BQK-ja dorëzon aplikimin e Kosovës për përfshirje në SEPA

BQK-ja dorëzon aplikimin e Kosovës për përfshirje në SEPA