Bordi i AKP-së mban mbledhjen e rregullt, miraton disa vendime

Bordi i AKP-së mban mbledhjen e rregullt, miraton disa vendime

Bordi i AKP-së mban mbledhjen e rregullt, miraton disa vendime

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt, në të cilën u shqyrtuan dhe miratuan një sërë vendimesh me rëndësi për përmbushjen e mandatit të saj.

“Duke qenë se është duke u afruar sezoni dimëror dhe në mënyrë që të përmirësohen kushtet tek NSh “Inex Sharr Planina” – Qendra e Skijimit Brezovica, Bordi morri vendim për blerjen dhe instalimin e pajisjes “Baby Ski Lift”,  investim ky që synon krijimin e kushteve për mësimin e skijimit nga fëmijët dhe fillestarët”, njofton AKP.

Sponsor 3M Express

Sa i përket shitjeve me tender publik Bordi në pajtim me mandatin e tij po ashtu vendosi për shpalljen e valës së privatizimit ShAL 77 me 87 asete. Duke respektuar kërkesat e institucioneve për largim të aseteve nga valët për shkak të interesit të përgjithshëm publik, Bordi vendosi për largimin e dy aseteve  nga ShAL/76, si në vijim: Njësia 01 NSh Bankkos – Lokali në Deçan dhe njësia 67  Nsh Agroprodukti Toka në Shipashnicë e Poshtme.

“Sa i përket procesit të  shitjeve direkte Bordi shqyrtoi  raportet  fillestare rekomanduese e  që pas shqyrtimit   aprovoi si të ligjshme 6 kërkesa dhe udhëzoi Menaxhmentin për vazhdim të  procedurës së mëtutjeshme,  kurse 14 kërkesa u refuzuan dhe 1 kërkesë u largua nga rendi i ditës për harmonizim të mëtutjeshëm. Po ashtu u miratuan 7 raporte përfundimtare të shitjes direkte përfshirë  çmimi i shitjes si dhe është autorizuar vazhdimi  me procedurat e përmbylljes së shitjes.  Lidhur me shitjes e banesave të NSh-ve, Bordi aprovoi raportin e Komisionit, ku 1 rast ishe aprovim, 3 raste refuzime dhe 1 rast ishte jashtë kompetencave të Agjencisë”, njofton AKP.

Sa i përket qiradhënies sipas kërkesës Bordit u trajtua Raporti informues mbi rezultatet e verifikimit të Grupit III të aseteve të lëshuara me qira, lidhur me evidentimin e rasteve eventuale të nën-qiradhënies dhe Raportin informues mbi rezultatet e verifikimit të Grupit III të aseteve – tokave bujqësore të lëshuara me qira – evidentimi i ndërtimeve eventuale me material të fortë. Bordi po ashtu aprovoi qiradhënien direkte sipas kërkesës së Telekomit të Kosovës për asetin hapësirën afariste në Mitrovicë të Veriut, pronë e NSh “ Trepça ”.

“Në fushën e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, Bordi miratoi shpërndarjen e mjeteve për kreditorët e NSh-ve si në vijim:  1) NSh “NIN Ramiz Sadiku” PRZ017 shumë prej 54,219.17 € për 32 kreditor, 2) NSh “ KB Drenica” PRN011 në shumën totale 14,550.40 për 12 kreditor, dhe 3) NSh “Eximkos” PRN092 në shumën totale 15,638.39 € për 12 kreditor. Agjencia Kosovare e Privatizimit mbetet e përkushtuar që, në përputhje me mandatin e saj ligjor, të avancojë proceset e privatizimit, likuidimit dhe administrimit të aseteve shoqërore në mënyrë transparente, profesionale dhe në funksion të mbrojtjes së interesit publik”, njofton AKP.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Pulisic vazhdon me Milan deri në vitin 2031

Pulisic vazhdon me Milan deri në vitin 2031

Konferenca e ministrave kritikohet nga opozita, kërkohen dorëheqjet e tyre

Konferenca e ministrave kritikohet nga opozita, kërkohen dorëheqjet e tyre

Vrasja e Arlinda Zekajt, Krasniqi: Edhe kryeministri ka përgjegjësi morale

Vrasja e Arlinda Zekajt, Krasniqi: Edhe kryeministri ka përgjegjësi morale