“Borati” fillimisht ishte shqiptar, Sacha Baron Cohen zbulon prapaskenat e personazhit dhe i kërkon falje Kazakistanit

Aktori dhe komediani britanik Sacha Baron Cohen ka zbuluar një detaj interesant për krijimin e personazhit të famshëm Borat, i cili fillimisht ishte konceptuar si shqiptar, përpara se origjina e tij të ndryshonte dhe të lidhej përfundimisht me Kazakistanin.

Sponsor 3M Express

Gjatë një interviste në podcastin “Happy Sad Confused”, Cohen ka treguar se në fazat e para të zhvillimit të personazhit për televizionin BBC, Borati ishte menduar të vinte nga Shqipëria.

Më vonë, ai kishte eksperimentuar edhe me një origjinë moldave, ndërsa ndryshimet lidhen me televizionet e ndryshme që transmetonin projektin, shkruan Watson, transmeton Telegrafi.

Kur personazhi kaloi në HBO, aktori vendosi që Borati të paraqitej si qytetar i Kazakistanit, duke zgjedhur këtë vend pothuajse rastësisht, pasi mendonte se publiku ndërkombëtar dinte shumë pak për të.

Dy dekada pas publikimit të filmit të parë “Borat”, Cohen ka kërkuar falje publikisht për herë të parë ndaj qytetarëve kazakë, duke pranuar se personazhi nuk kishte asnjë lidhje me vendin dhe kulturën e tyre.

“Dua t’i kërkoj falje popullit të Kazakistanit, sepse Borati nuk ka të bëjë fare me Kazakistanin”, është shprehur aktori, duke shtuar se respekton popullin dhe kulturën e këtij vendi.

Filmi i publikuar në vitin 2006 shkaktoi reagime të shumta në Kazakistan, ndërsa personazhi u bë i njohur në mbarë botën për humorin provokues dhe situatat absurde.

Zbulimi se Borati fillimisht ishte menduar si shqiptar rikthen në vëmendje lidhjen e Shqipërisë me gjenezën e një prej personazheve më të famshëm të komedisë moderne, edhe pse versioni përfundimtar i tij mori një identitet krejt tjetër./Telegrafi/

Lexo edhe

400 kilometra mbi Tokë, tre astronautë amerikanë votojnë në gjedhjet e mesmandatit në SHBA

400 kilometra mbi Tokë, tre astronautë amerikanë votojnë në gjedhjet e mesmandatit në SHBA

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

“Rrehe ku s’i shihen shenjat” – Rrëfimi i gruas që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit

“Rrehe ku s’i shihen shenjat” – Rrëfimi i gruas që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit