Bora dhe ngricat, Policia e Ferizajt me apel për shoferët

Bora dhe ngricat, Policia e Ferizajt me apel për shoferët

Bora dhe ngricat, Policia e Ferizajt me apel për shoferët

Policia Rajonale e Ferizajt iu ka bërë apel shoferëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, pas reshjeve të borës që kanë vazhduar gjatë natës në këtë rajon.

Sponsor 3M Express

Policia atje përmes një njoftimi theksoi se të gjitha rrugët në rajonin e Ferizajt, ku përfshihen edhe komunat e Kaçanikut, Shtimes dhe Shtërpcës, janë të kalueshme, por në disa zona malore lëvizja po zhvillohet me vështirësi për shkak të borës dhe ngricave.

“Kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve janë duke punuar vazhdimisht në terren, ndërsa Policia Rajonale e Ferizajt, në koordinim me institucionet përkatëse, po përcjell situatën dhe është e angazhuar për të intervenuar sipas nevojës”, thuhet në komunikatën e Policisë, transmeton Klankosova.tv.

Policia u ka bërë thirrje shoferëve që ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të ruajnë distancën e sigurisë mes automjeteve, të përdorin pajisjet dimërore dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat ku kushtet atmosferike janë të vështira./Klankosova.tv.

Lexo edhe

Tjetër goditje për Bayern Munich, Laimer mungon të paktën tri muaj

Tjetër goditje për Bayern Munich, Laimer mungon të paktën tri muaj

Kurti njofton për vazhdimin e kuponëve për çerdhe në 18 komuna, afati për aplikim deri më 10 dhjetor

Kurti njofton për vazhdimin e kuponëve për çerdhe në 18 komuna, afati për aplikim deri më 10 dhjetor

Katër shoferë dënohen në Ferizaj për vozitje në gjendje të dehur

Katër shoferë dënohen në Ferizaj për vozitje në gjendje të dehur