Bogujevci: Kosova po bën hapa konkretë drejt krijimit të Teatrit të Operës dhe Baletit

Bogujevci: Kosova po bën hapa konkretë drejt krijimit të Teatrit të Operës dhe Baletit

Bogujevci: Kosova po bën hapa konkretë drejt krijimit të Teatrit të Operës dhe Baletit

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci ka thënë se Kosova po bën hapa konkretë drejt krijimit të një shtëpie të re për institucionet kulturore skenike dhe artistët skenik, Teatrit të Operës dhe Baletit.

Sponsor 3M Express

Bogujevci në një postim në Facebook shkruan projekti, i hartuar nga studioja prestigjioze daneze BIG, e udhëhequr nga arkitekti Bjarke Ingels, parasheh një infrastrukturë bashkëkohore, me katër salla për shfaqje dhe performanca artistike, hapësira për prova dhe përgatitje të artistëve, si dhe ambiente për edukim, konferenca dhe aktivitete publike.

Lexoni të plotë postimin e ministres Bogujevci:

Sot u njoftuam nga ekipi projektues për ecurinë e projektit të Teatrit të Operës dhe Baletit, një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për kulturën në Kosovë, që do të ndikojë në zhvillimin e institucioneve tona të arteve muzikore dhe skenike për dekadat që vijnë.

Kosova po bën hapa konkretë drejt krijimit të një shtëpie të re për institucionet kulturore skenike dhe artistët skenik. Projekti, i hartuar nga studioja prestigjioze daneze BIG, e udhëhequr nga arkitekti Bjarke Ingels, parasheh një infrastrukturë bashkëkohore, me katër salla për shfaqje dhe performanca artistike, hapësira për prova dhe përgatitje të artistëve, si dhe ambiente për edukim, konferenca dhe aktivitete publike.

Kjo hapësirë do të krijojë kushte moderne për artistët dhe institucionet kulturore, duke pasuruar ofertën artistike dhe jetën kulturore në vend.

Nga prezantimi pamë se projekti kryesor është drejt finalizimit dhe po avancon në përputhje me planin dinamik të paraparë.

Pas përfundimit të projektit zbatues, Ministria do të nisë procedurat e prokurimit për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Një hap i rëndësishëm drejt realizimit të kësaj vepre që do t’i shërbejë kulturës dhe artistëve tanë. /Telegrafi/


Lexo edhe

Ky është 39-vjeçari shqiptar që u vra me armë zjarri në Spanjë, ja pista ku po hetohet

Ky është 39-vjeçari shqiptar që u vra me armë zjarri në Spanjë, ja pista ku po hetohet

S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen 3 persona me burg

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen 3 persona me burg