Blue Ivy ngjitet në skenë me Jay-Z, 14-vjeçarja luan në tastierë para mijëra fansave

Blue Ivy ngjitet në skenë me Jay-Z, 14-vjeçarja luan në tastierë para mijëra fansave

Blue Ivy ngjitet në skenë me Jay-Z, 14-vjeçarja luan në tastierë para mijëra fansave

Blue Ivy, vajza 14-vjeçare e Beyonce dhe Jay-Z, u ngjit papritur në skenë me të atin gjatë koncertit të tij të shitur në stadiumin SoFi në Los Angeles, duke treguar aftësitë e saj muzikore.

Sponsor 3M Express

Adoleshentja e shoqëroi reperin 56-vjeçar në tastierë gjatë interpretimit të këngëve The Story of OJ dhe Dead Presidents.

Koncerti u organizua në kuadër të festimeve për 30-vjetorin e albumit të tij debutues Reasonable Doubt dhe 25-vjetorin e The Blueprint.

Beyoncé ishte gjithashtu e pranishme për të mbështetur bashkëshortin dhe vajzën, duke ndjekur performancën nga një suitë VIP.

Ajo u pa duke kënduar dhe duke kaluar kohë me ish-anëtaret e grupit Destiny’s Child, Kelly Rowland dhe Michelle Williams.

Blue Ivy po ndjek gjithnjë e më shumë hapat e prindërve të saj. Ajo ka performuar më parë gjatë turneve Renaissance dhe Cowboy Carter të Beyoncé-s, ku ka spikatur me aftësitë e saj në vallëzim. /Telegrafi/

Lexo edhe

Katër orë pritje në Jarinjë, dy orë në Merdar

Katër orë pritje në Jarinjë, dy orë në Merdar

Kapet në Turqi kosovari i kërkuar nga Gjermania, dyshohet për tri vepra penale

Kapet në Turqi kosovari i kërkuar nga Gjermania, dyshohet për tri vepra penale

Thyen heshtjen partnerja e Rinesa Qeriqit me një dedikim prekës

Thyen heshtjen partnerja e Rinesa Qeriqit me një dedikim prekës

Blue Ivy ngjitet në skenë me Jay-Z, 14-vjeçarja luan në tastierë para mijëra fansave | Momenti