Mbrojtësi kosovar tashmë është vënë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda, në prag të dy ndeshjeve të radhës të Dardanëve kundër Izraelit dhe Irlandës.
Kosova fillimisht do të përballet me Izraelin më 14 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë në udhëtim kundër Irlandës, më 17 nëntor.

Fazliji pritet të jetë një alternativë shtesë për Fodën në këto dy përballje të rëndësishme.
Burimi: RTKLive




