Betejë për 600 milionë dollarët e Michael Jackson, vajza e tij kërkon paratë për vete dhe dy vëllezërit

Paris Jackson ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj administratorit të pasurisë së babait të saj, legjendës së muzikës Michael Jackson, duke e akuzuar se nuk ka përmbushur detyrimet për transferimin e parave në fondin familjar të trashëgimisë. Ajo kërkon që 600 milionë dollarë të vendosen në një fond besimi, për të cilin përfitues janë ajo dhe dy vëllezërit e saj.

Sponsor 3M Express

Sipas Daily Mail, padia është dorëzuar më 29 tetor në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit.

Në dokumentet gjyqësore të siguruara nga gazeta britanike, Paris Jackson pretendon se John Branca, njëri nga ekzekutorët e pasurisë së Michael Jackson, nuk ka transferuar asnjë shumë parash në fondin “Michael Jackson Family Trust”, të cilin këngëtari e kishte paraparë në testamentin e tij para vdekjes, në vitin 2009.

“Më shumë se shtatëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, fondi familjar i Michael Jackson mbetet i pafinancuar”, thuhet në padinë e paraqitur nga ekipi ligjor i Paris Jackson.

Avokatët e saj pretendojnë se Branca vazhdon të ushtrojë kontroll të plotë mbi përfituesit e pasurisë, duke vendosur se kur dhe nëse ata mund të marrin para nga trashëgimia.

Përmes kësaj padie, Paris Jackson synon që pasuria prej 600 milionë dollarësh të transferohet në fondin familjar, në mënyrë që ajo dhe dy vëllezërit e saj të përfitojnë nga fondi i paraparë nga babai i tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, Kurti: Ende s’e dimë emrin e vrasësit

10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, Kurti: Ende s’e dimë emrin e vrasësit

Harry Kane vazhdon me Bayernin deri në vitin 2029

Harry Kane vazhdon me Bayernin deri në vitin 2029

Një dekadë pa Astrit Deharin, Albin Kurti kërkon zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësi

Një dekadë pa Astrit Deharin, Albin Kurti kërkon zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësi