Berisha paralajmëron të dyshuar të tjerë për shtytje në vrasjen e Arlindës, përmend edhe Jeton Sylajn

Avokati i familjes së Arlinda Zekajt, Besnik Berisha, pas shtyrjes së seancës gjyqësore të Jeton Sylajt, ka folur edhe për zhvillimet e fundit në hetimet për vrasjen e 49-vjeçares, pas ndalimit të katër personave të dyshuar.

Sponsor 3M Express

Ai ka bërë të ditur se këto zhvillime janë rezultat i hetimeve të vazhdueshme pas marrjes së rastit në kompetencë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Berisha ka thënë se familja e viktimës, në cilësinë e palës së dëmtuar ka dorëzuar së paku dy kërkesa, përmes të cilave ka ofruar prova dhe dëshmitarë për të mbështetur pretendimin se vrasja nuk ishte veprim i izoluar.

“Ne kemi qenë të bindur dhe kemi ofruar prova e dëshmitarë se veprimet nuk kanë qenë të izoluara. Vrasja e saj nuk ka qenë e papërgatitur dhe aq më pak e paparashikuar nga vetë dorasi dhe familjarët e tij”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka pretenduar se ka pasur shtytje në vrasjen e Arlindës, duke shtuar se si të dyshuar në këtë drejtim janë marrë në hetim edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati i viktimës.

Berisha ka shprehur bindjen se hetimet nuk do të përfundojnë me kaq dhe se mund të përfshihen edhe persona të tjerë.

“Unë besoj që kjo nuk do të ndalet këtu dhe do të ketë edhe persona të tjerë për shtytje në vrasje, e që njëri nga ta do të jetë personi që sapo u nxor nga seanca këtu, Jeton Sylaj”, ka deklaruar ai.

Prokuroria dhe Policia kanë njoftuar më herët për ndalimin e katër personave në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt. Dy prej tyre dyshohen për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë, ndërsa dy të tjerë për dhënie të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale. /Telegrafi/

Lexo edhe

Pse Juventusi nuk pritet ta zgjedhë Antonio Conten, si zëvendësues të Spallettit?

Pse Juventusi nuk pritet ta zgjedhë Antonio Conten, si zëvendësues të Spallettit?

Dënohen dy persona nga gjykata me nga tre mijë euro gjobë për falsifikim të dy mijë votave në Gjakovë

Dënohen dy persona nga gjykata me nga tre mijë euro gjobë për falsifikim të dy mijë votave në Gjakovë

Granit Stein fiton dy tituj ndërkombëtarë në boks, triumfon me nokaut teknik në Gjermani

Granit Stein fiton dy tituj ndërkombëtarë në boks, triumfon me nokaut teknik në Gjermani